Skënderbeu mjaftohet me 1 pikë ndaj Partizanit

Barazim pa gola mes Partizanit dhe Skënderbeut, pikë që i vlen shumë pak Partizanit, më shumë Skënderbeut. Në “Selman Stërmasi” skuadrat kanë ndarë pikët mes tyre. Në një ndeshje të vakët për sa i përket rasteve, Partizani ishte disi më kërkues, ndërsa Skënderbeu nuk hoqi dorë nga fitorja në fraksionin e dytë.

Skënderbeu e sheh veten sërish të qetë në krye, ndërsa Partizani nuk ngjall dot shpresën e titullit, por tashmë duhet t’i bëjë hyzmetin Kupave të Europës. Për Skënderbeun një pikë është mirë, duke pasur parasysh rivalin.

E hënë, më 27 nëntor, ora 17:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”

Partizani 0–0 Skënderbeu

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Malota, Kalari, Batha, Vila, Asani (Kotobelli 72′), Trashi, Progni, Bardhi (Sukaj 82′). Trajner: Klevis Dalipi.

Skënderbeu: Shehi, Taku, Radas, Aliti, Mici (Jashanica 70′), Osmani (Nimaga 60′), Lilaj, Muzaka (Dita 90+2′), Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja.

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti; Ridiger Çokaj, Egin Doda, Paulin Simoni
Delegat: Besnik Çela.

Vëzhgues: Sokol Jareci.

Kartonë të verdhë: Trashi 58’/ Osmani 50′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.