Daja: Fitore për tu shkëputur në krye

Ujqërit luajnë nesër një duel mjaft të rëndësishmëm për objektivin titull, pikërisht ndaj ndjekësve të Kukësit në klasifikimin e përgjithshëm.

Trajneri Ilir Daja i ka dhënë fund përagtitjeve ditën e sotme ku zhvilloi një seancë stërvitore paradite tek anekset dhe një seance teorike pasdite.Tekniku bardhekuq në një prononcim të shkurtër nga grumbullimi u shpreh për webin zyrtar të klubit:

“Ndaj Kukësit ashtu si edhe në çdo ndeshje tjetër, objektiv kemi vetën fitoren. E kemi përgatitur mirë këtë takim dhe kemi qënë të përqëndruar pavarësisht paqartësive që u krijuan nëse do luhej ndeshja. Mungon vetëm Dita si pasojë e një dëmtimi në dorë ndërsa pjesa tjetër e grupit do jetë në dispozicionin tonë. Kukësi mbetet një rival në luftën për titull por nesër do kërkojmë me ngulm fitoren për të thelluar diferencën e pikëve me rivalin.”

Rikujtojmë që takimi i javës së 13-të ndaj Kukësit do të zhvillohet nesër, ora 17:00 në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.