Mici: Besimplotë se mund ta kalojmë ne këtë tur

Mici: Besimplotë se mund ta kalojmë ne këtë tur

324
SHPËRNDAJE

Skënderbeu po përgatitet tashmë për ndeshjen e turit të dytë të Europa Ligës, atje ku kundërshtari do të jenë kazakët e frikshëm të Kairat Almatit. Ndryshe nga turi i parë këtë herë Skënderbeun e pret një ndeshje mjaft e vështirë dhe impenjative, por bardhekuqtë janë të përqëndruar për të bërë më të mirën e mundëshme dhe për të kaluar në turin tjetër. I këtij mendimi është edhe mbrojtësi fierak i Skënderbeut, Gledi Mici i cili në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport” ka bërë me dije se pavarësisht vështirësive, Skënderbeu e ka potencialin e duhur dhe eksperiencën për të kaluar në turin tjetër.

Gledi, jeni kualifikuar për në turin e dytë. Të kënaqur me arritjen e objektivit të parë?

Sigurisht që jemi të kënaqur me kualifikimin. E kishim të detyrueshme të kalonim në turin e dytë edhe për faktin se përballë kishim një kundërshtar shumë më pak cilësor se ne. Ishte një objektiv që nuk kishim si të mos e arrinim, por gjithësesi mbetet një hap i rëndësishëm që kemi bërë.

Përballë ishte një ekip amator, a shërbeu si provë force ky takim?

Jo nuk mund ta them se ky takim ka qënë një etalon matës për ne, nuk mund ta quajmë provë force. Por ka qënë një tur i rëndësishëm dhe ccdo fitore është një fitore dhe ashtu mbetet pavarësisht se kë ekip ke përballë. Mund të themi që na shërbeu më shumë për t’u futur në ritmon tonë pasi kemi qënë pak të ngarkuar edhe nga faza përgatitore që sapo e kishim mbyllur.

Tashmë vijnë përballjet e vështira. Si ju duket Kairati?

Në një kompeticion si Europa Ligë të gjitha ekipet pjesëmarrëse janë ekipe të forta dhe Asnjë nuk duhet nënvlerësuar. Kundërshtari jonë i radhës duket një ekip mjaft cilësor dhe me një buxhet të madh financiar. Mendoj se janë më të avantazhuar për vetë faktin se janë në garë në kampionat dhe në mes të sezonit ccka i bën të kenë një formë më të mirë dhe një marsh më shumë tashmë.

Sa e njihni Kairat Almatin dhe a ia del Skënderbeu përballë tij?

Ekipin nga Kazakistani nuk është se e njoh shumë por do të kemi mundësi ta njohim këto ditë dhe do ta respektojmë aq sa e meriton respektin. Ne kemi forcën tonë dhe jemi të vetëdijshëm për atë që mund të bëjmë. Do mundohemi që të gjithë potencialin që kemi ta vemë në fushën e lojës. Kemi një ekip të mirë dhe jam besimplotë se mund ta kalojmë ne këtë tur.

A të tremb fakti që do të kesh p[unë me lojtar si Arshavin?

Nuk më tremb aspak, përkundrazi të kesh përballë lojtarë të tillë të motivon gjithnjë e më tepër. Personalisht më bën të jap maksimumin tim në fushë dhe të motivohem dyfish. Nuk është vetëm Arshavin problemi. Ata kanë edhe pika të tjera shumë të forta dhe prandaj duhet të tregojmë kujdes.

Realisht e ka potencialin Skënderbeu të kalojë më tej?

Sigurisht që po. Potencialin e kemi, sigurisht që e kemi. Jemi një grup mjaft cilësor dhe nëse luajmë me impenjimin e duhur mund të arrijmë shumë gjëra. Sigurisht nap resin dy ndeshje jo të lehta përpara por kjo nuk do të thotë se kundërshtari është më cilësor se ekipi jonë.

Në turin e ardhshëm hyjnë në garë ekipe të mëdha. A e ëndërroni një përballje me Milanin?

Personalisht jam tifoz i ekipit të Milanit, dhe do të ishte një ëndër që të përballesha me ta në një kompeticion si Europa Ligë. Por para se të shkojmë në turin tjetër ku do të hidhet shorti, kemi përpara një kundërshtar të fortë si Kairati. Do të përqëndrohemi vetëm tek ky kundërshtar dhe të mundohemi të japim më të mirën në fushë dhe të marrim maksimumin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU