Daja: E kishim përgatitur mirë takimin

Daja: E kishim përgatitur mirë takimin

298
SHPËRNDAJE

Në konferencën për shtyp zhvilluar sot në stadiumin ‘Almaty Ortalyk’ pas ndeshjes, Kairat-Skënderbeu e përfunduar në barazim 1-1, trajneri Ilir Daja është shprehur se ekipi kishte zgjedhur taktikën e duhur për këtë takim dhe beson tek kualifikimi më tej.

“Ashtu siç thash edhe dje, e dinim që rivali ynë ishte i fortë por ne e kishim përgatitur mirë ndeshjen dhe kishim zgjedhur taktikat e duhura. Eksperienca në grupet e Europa League na ndihnoi shumë. Ishim të vetëdijshëm për forcën tonë dhe bëmë atë që duhej. Nuk i dhamë hapësira rivalit, luajtëm me pasa të shkuara dhe morëm rezultatin e duhur. Në ndeshjen e kthimit favorizohemi nga goli në fushën kundërshtare dhe pjesmarrja e tifozëve në stadium”, U shpreh tekniku bardhekuq pas ndeshjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU