Skënderbeu humbet ndeshjen e parë

Skënderbeu humbet ndeshjen e parë

674
SHPËRNDAJE

Prej 3 ditësh në Austri, Skënderbeu ka luajtur sot miqësoren e parë në prag të ndeshjeve të Ligës së Kampioneve dhe është mundur 2-1 nga Rijeka, një kundërshtar i nivelit të lartë, që lufton për titull në Kroaci prej disa sezonesh.

Trajneri Andrea Agostineli provoi nga fillimi formacionin e vet më të mirë, me Shehin në portë, Abazi, Radas, Osmani e Idrizaj në mbrojtje, Latifi, Lilaj, Nimaga Fukui në mesfushë dhe Xhejms Adeniji e Salihi në sulm.

Edhe për shkak të temperaturave të larta, që shtynë fillimin e takimit me 30 minuta, ritmi i lojës nuk ishte shumë i lartë, edhe pse ekipi është ende larg formës së plotë fizike.

Mesfushori Josip Mishiç shënoi për Rijekën në minutën e 20-të dhe mesfushori rumun Matei shënoi të dytin 8 minuta më pas, ndërsa për Skënderbeun shkurtoi Adeniji në minutën e 35-të. Në pjesën e dytë me ndërrimet e shumta ritmi i lojës ra edhe më shumë dhe nuk pati gola të tjerë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU