Ujqërit e Dëborës

Skenderbeu eshte nje nga klubet me me shume mbeshtetes ne Shqiperi, fale edhe mbeshtetjes se madhe te tifogrupit “Ujqerit e Debores” nje nga tifogrupet me te vjetra ne Shqiperi, emer i cili figuron ne boten e sportit Shqiptar prej viteve te komunizmit por qe zyrtarisht dhe ligjerisht jane krijuar ne gusht te vitit 2008.Ata jane gjithmone te pranishem ne numer te madh si ne ndeshjet ne shtepi por edhe ne ato jashte Korces duke qene nje shtyse kryesore per sukseset e klubit ne 5 vitet e fundit.

Tifogrupi eshte i organizuar ne baze te disa regullave dhe statutit te shoqates me po te njejtin emer, antaresimi ne te cilen kushton 1000 leke per antaret e rinj.Tifogrupi ka disa fun-club ku me kryesori ndodhet ne Korce dhe disa te tjera te shperndara ne disa shtete te botes si ne Greqi, Angli, Shtetet e bashkuara te Amerikes dhe Kanada.

“Ujqerit e Debores” njihen per mbeshtetjen, qetesine dhe kulturen e treguar ne shkallet e stadiumit, duke qene ne kete menyre grupimi me me shume antare femra ne Shqiperi.

Ne korrik te vitin 2013 , Ujqerit kane kryer trasferten e tyre te pare europiane, ne Hungari ku ekipi do te ndeshej ndaj Debrecen per ndeshjen e kthimit te vlefshme per UEFA Champions League pas fitores 1-0 ne Korce.Humbja dhe skualifikimi nuk i ndaluan ata te mbeshtesnin ekipin gjate gjithe 90 minutave.

Grupimi ka disa miqesi me tifogrupe te tjera jashte kufijeve te Shqiperise kryesisht nga diaspora dhe trojet Shqiptare ne Maqedoni dhe Kosove ku mund te permendim miqesite e krijuara me grupimin Tetovar , Ballistet te cilet jane mbeshtetesit kryesore te Shkendijes ne kampionatin Maqedonas dhe me Torcida, grupimin e mirenjohur nga Mitrovica mbeshtetes te Trepca 89′.