Agostinelli: Barazimi, rezultat i drejtë

Agostinelli: Barazimi, rezultat i drejtë

769
SHPËRNDAJE

Trajneri Andrea Agostinelli për mikrofonin e SuperSport pas ndeshjes ka deklaruar se barazimi ishte rezultati më i drejtë i sfidës Partizani-Skënderbeu, luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”. Tekniku Italian ka pranuar se kundërshtarët e nisën më mirë takimin por me kalimin e minutave gjithçka u ekuilibrua.

Agostinelli: “Ata e nisën më mirë ndeshjen, por më pas ne u vendosëm mirë dhe patëm mundësi të shënonim. Në pjesën e dytë ne ishim më mirë. Mendoj se në fund barazimi ishte i drejtë për të dyja skuadrat. Praktikisht ndeshja përfundoi në minutën e 82-të sepse më pas nuk e kishim mendjen me atë që ndodhte në fushë. Me Kukësin patëm më shumë raste, sot më pak. Partizani na vuri në vështirësi dhe kjo është e pranueshme, por ishte një ndeshje e ekuilibruar. Partizani ndoshta pati më shumë raste, por ata kërkonin me cdo kusht fitoren, ndërsa neve na interesonin dy rezultate.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU