Agostinelli: Ekipi reagoi mirë, tani të mëndojmë për Korabin

Agostinelli: Ekipi reagoi mirë, tani të mëndojmë për Korabin

915
SHPËRNDAJE

Trajneri Andrea Agostinelli eshte shfaqur mjaft i kenaqur pas fitores 3-0 ndaj Apollonise duke pranuar per mediat e pranishme se ekipi reagoi mire pavaresisht kundershtarit. Tekniku Italian premton nje Skenderbe edhe me pozitiv ndaj Korabit.

APOLLONIA – Padyshim që kualifikimi ishte diçka normale për ne duke parë edhe diferencën mes dy ekipeve nuk është se kemi bërë diçka të madhe. Por mund të them se impenjimi i ekipit ka qënë i plotë, për më tepër që ka pasur edhe rezultate të pabesueshme në ndeshjet e sotme për kupë. Kështu që dalim në konkluzionin se asnjëherë ndeshet nuk nënvlerësohen. Ne e morrëm seriozisht këtë takim dhe kam parë gjëra të mira nga lojtarët dhe tani duhet që të vazhdojmë kështu me këtë ritëm. Ekipi ka reaguar mirë në fushë për mendimin tim. Kam parë gjëra të mira por edhe disa mangësi të vogla për shkak të formës jo të përshtatëshme të ekipit, dhe një gjë e tillë është krejt normale. Unë duhet të jem i kënaqur pasi pas 15 minutave të para që ishim disi të bllokuar nga puna e fortë që kemi bërë këtë javë dhe lojtarët ishin të ngarkuar por më pas u liruam dhe krijuam shumë raste për shënim. Me pak fjalë jam i kënaqur.

KORABI – Normalisht ne tashmë kemi edhe tetë takime deri në fund të fazës së dytë. Nuk është momenti që të flasim për lojtarët në veçanti por duhet të mendojmë për Korabin. Ne do të mund të vlerësojmë gjithçka dhe në fund të fazës do të shikojmë më me qetësi ç’do situatë. Në ndeshjen kundër Korabit do të shohim një Skënderbe tjetër pasi sot jam përpjekur të ruaj disa lojtarë dhe ndaj Korabit do të jemi ndryshe. Ajo që më interesonte të shikoja unë e pashë dhe tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të fillojmë të mendojmë për Korabin.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU