Agostinelli: Fitore shumë e merituar

Agostinelli: Fitore shumë e merituar

1109
SHPËRNDAJE

Trajneri Italian Andrea Agostinelli eshte i bindur se ekipi e ka merituar fitoren ndaj Flamurtarit duke theksuar se te besuarit e tij dominuan kundershtarin.

Andrea Agostinelli: Ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë, përveç faktit që u përballëm me një skuadër të mirë. Të gjtihë ata që e panë ndeshjen e kuptuan që krijuam mjaft raste për shënim, por shfaqëm vështirësi në shënimin e golave. Humbëm një penallti, goditëm shtyllën, megjithatë e dominuam dhe në fund arritëm një fitore të merituar. Në minutat e fundit kisha paksa frikë se mund të mos fitonim. U shqetësova disi, megjithatë u shpërblyem pas një ndeshje ku krijuam shtatë raste për shënim, ndërsa kundërshtarët vetëm një.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU