Agostinelli: Fitorja, meritë e të gjithëve

Agostinelli: Fitorja, meritë e të gjithëve

1594
SHPËRNDAJE

Trajneri Andrea Agostinelli në prononcimin e tij për Supersport pas ndeshjes është shprehur se ekipi duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, duke theksuar se pavarësisht fitoreve, sezoni është ende i gjatë.

“Disa lojtarë janë rritur fizikisht dhe gjatë kësaj jave kemi analizuar gjërat që nuk shkonin dhe arritëm të luajmë mirë. Është meritë e të gjithëve që kemi rritje që nga ndeshja e fundit.Do të ndihesha mirë nëse kjo diferencë do të ishte 5 javë nga fundi dhe tani është absurde të flasim për këtë. Duhet të vazhdojmë përpara të përulur dhe t’i respektojmë të gjithë kundërshtarët. James e kam parë kur ishte te Laçi dhe i nevojitej besim. Këto dy ndeshje i shfrytëzoi shumë mirë dhe shpresoj të jetë rikthyer sepse për ne është një lojtar shumë i rëndësishëm. Duhet të vazhdojmë të punojmë sepse kemi marzh përmirësimi.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU