Andrea Agostinelli: Vendosën episodet, penalltia e dyshimtë

Andrea Agostinelli: Vendosën episodet, penalltia e dyshimtë

755
SHPËRNDAJE

Trajneri Andrea Agostinelli eshte shfaqur mjaft i zhgenjyer per rezultatin pas humbjes ndaj Kukesit duke u shprehur se episodet vendosen fatin e takimit:

“Këtë rezultat nuk e prisnim, ishte goditje e madhe për ne. Nuk jam i kënaqur me lojën e skuadrës, por ne humbëm me dy goditje në portë të kundërshtarit. Okej rasti i parë faji yni, ndërsa 11-metërshi është për t’u diskutuar. Ishim në kontroll të ndeshjes e nisëm pa emocione, por episodet ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Futbolli ky është kur nuk shënon dhe pëson të dytin atëherë ndeshja vritet. Do të bëjmë dicka nw merkato, por nuk është rasti sot për të folur. U munduan të reagonin, por kur topi nuk dëshiron të futet në portë…11-metërshi ishte vendimtar në këtë takim.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU