Andrea Agostinelli: I kënaqur vetëm me pjesën e dytë

Andrea Agostinelli: I kënaqur vetëm me pjesën e dytë

770
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostineli, duke folur për Supersportin pas fitores ndaj Korabit, qorton skuadrën për paraqitjen e pjesës së parë, që e zhgënjeu trajnerin italian.

Ndeshja – “Nuk jam i kënaqur aspak nga pjesa e parë, edhe pse shënuam, sepse nuk luajtëm mirë, vuajtëm dhe po ta kisha në dorë do të ndërroja gjysmën e skuadrës. Pjesa e dytë ishte tjetër ndeshje, nisëm të luanim futboll si dimë, krijuam raste dhe shënuam sërish, por pjesa e parë më mbetet në mendje”.

Latifi – Si gjithë ekipi, në pjesën e parë ishte dobët. E mbajta në fushë për 90 minuta, pasi u përmirësua në pjesën e dytë, por ia kam thënë që nuk duhet të kërkojë të bëjë gjithçka, duke e tepruar, për të bërë çdo gjë vetë. Kërkoj më shumë prej tij, sepse ia njoh cilësitë, por duhet të mendojë më shumë për skuadrën”.

Mbrojtja – Në ndeshjet e fundit kam parë gjëra të mira, edhe pse sot i bëmë disa gabime dhe vuajtëm pak, por e gjithë skuadra ishte aty-aty, nuk ishte paraqitje e madhe, edhe pse fitoren e merituam, me rastet që krijuam. Megjithatë, e përsëris që nuk duhet t’i harrojmë paraqitje si ajo e pjesës së parë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU