Agostinelli: Kam ekip sulmues, dua fitoren ndaj Laçit

Agostinelli: Kam ekip sulmues, dua fitoren ndaj Laçit

966
SHPËRNDAJE

Italiani deklaron në konferencën e sotme për shtyp se nuk i inetreson se kë ka lënë pas deri tani pasi i intereson vetëm skuadra e tij dhe asnjë tjetër

“Unë jam munduar ta izoloj ekipin nga të gjitha keqdashësitë që po na sulmojnë. Por të jeni të qetë se unë asnjëherë nuk do të kërrkoj alibi për hapat fals. Ekipi është shumë i izoluar nga të gjitha këto.” Kjo është përgjigja e një prej pyetjeve që i është bërë në sallën e konferencave për shtyp trajnerit Andrea Agostineli duke sqaruar qartë që heshtja e shtypit për një javë radhazi ishte për faktin se skuadra nuk duhet të “ngatërrohej” në atë “vorbull” akuzash. Gjithsesi sot, ashtu si edhe ishte premtuar italiani ka dalë në sallën e konferencave në orën 12:00 pak pas stërvitjes së fundit dhe pranë tij ka qenë zv/trajneri Gentjan Liçi që ka përkthyer Agostineli. Ç’farë ka thënë kryepankina e Skënderbeut 24 orë përpara ndeshjes së sotme ndaj kurbinasve? Si e ka përgatitur trajneri dhe si do të shfaqen sot kampionët në fushën e lojës? Këto pyetje e shumë të tjera Andrea Agostineli i është përgjigjur në sallën e konferencave për shtyp:

-Mister, së pari a kaluan problemet e pasndeshjes me Korabin kur thatë se nuk ishit i kënaqur me lojën e ekipit në pjesën e parë kryesisht?

-Dua të them që vijoj të jem i idesë që pjesën e parë e luajtëm keq dhe nuk merritonim që të ishim në avantazh, por pjesën e dytë arritëm të përmirësoheshim dhe të fitonim takimin. Por tashmë një ndeshje e tillë ka kaluar. Më shumë sesa për ndeshjen e kisha tek kritikat karshi një pjese të ekipit… Kemi punuar shumë psikologjikisht, pasi çdo ndeshje do të duhet të merret seriozisht pa anashkaluar asnjë gjë madje asnjë detaj. Dhe kështu, pjesa e parë e Korabit duhet të na japë një mësim të mirë. Edhe pse fituam nuk kemi qënë në një ditë të mirë. Nuk jemi akoma në 100% dhe kjo dihet.

-Kur do ta shohim Skënderbeun në formën e vet më të mirë?

-Nuk e di, por jemi shumë afër 100% tonë. Por mendoj se nuk ka asnjë ekip për momentin që pas dy javësh të jetë në kulmin e saj. Mendojmë se nga java në javë do të jemi Skënderbeu i vërtetë.

-Përse vjen kjo mungesë formë?

-Ndoshta për formën fizike të lojtarëve apo për ndryshimet e shumta në ekip. Besoj se diçka fizike ndikon. Por edhe gjithëpërfshirja dhe stabilizimi i lojtarëve të rinj nuk është akoma i unifikuar. Duhet të kemi parasysh se 50 % e skuadrës përsa i përket futbollistëve janë kontigjent i ri.

-Megjithatë ne ngulim këmbë se Skënderbeu vuan në ndërtimin e lojës, ndoshta se mungon edhe një regjizor… a jeni dakord? Përse nuk e keni tani, këtë sezon?

-Nuk e kemi një lojtar me karakteristika të tilla, por mendoj se mund të bëjmë një futboll të bukur gjithësesi. Pavarësisht kësaj. Lojtarët e mirë i kam, por nuk kemi një regjizor klasik dhe unë këtë e di shumë mirë. Madje e di që në ditën e parë dhe nuk e kam kërrkuar një regjizor të mirfilltë.

-Në këto dy ndeshje Skënderbeu ka vuajtur shumë për të ndërtuar lojë…

-Nuk e kuptoj se për çfarë ndeshje e keni fjalën ju. Ekipi im ka krijuar raste. Pra është e kundërta nga sa thoni ju. Unë i kam të gjitha të dokumentuara. Nuk mund të vini e të më thoni mua që ekipi nuk krijon kur në çdo ndeshje kemi krijuar mbi shtatë raste për gol. Kur dështojmë në lojë unë jam i pari që e them.

-Fukui ka vuajtur shumë në dy ndeshjet e para, përse vjen kjo?

-Pas ndeshjes me Kukësin në superkupë pati një dëmtim që e la tetë ditë jashtë dhe humbi pak shkëlqimin. Por këtë javë e kam parë shumë më mirë dhe mendoj se do të jetë mjaft rezultativ.

-I kënaqur që në dy javët e para keni lënë dy pikë pas Partizanin rival?

-Jam i kënaqur me dy ndeshjet e para që kemi marrë gjashtë pikë dhe jemi në krye të renditjes dhe kjo është e rëndësishme. Më pas se cilat ekipe kemi lënë pas do t’i shohim në fund.
-Sa e lehtë është që ta stërvitësh këtë skuadër, pas zhvillimeve të fundit dhe zhurmës së madhe që po bëhet?

-Unë jam munduar ta izoloj ekipin nga të gjitha keqdashësitë që po na sulmojnë. Por të jeni të qetë se unë asnjëherë nuk do të kërrkoj alibi për hapat fals. Ekipi është shumë i izoluar nga të gjitha këto.

-Kundër Laçit është e lehtë ndeshja e nesërme?

-Nuk e di, por asnjë ndeshje në Shqipëri për mendimin tim nuk është ndeshje e lehtë. Më duket se edhe sezonin e kaluar të gjitha ekipet e mëdha kanë lënë ndeshje në fushën e tyre. Laçi është një ekip që luan shpejt dhe që nuk ka humbur në dy ndeshjet e para. Kjo do të thotë se është e vështirë për t’i mundur. Duhet të fitojmë kjo dihet por duhet të respektojmë kundërshtarin me të cilën luajmë.

-Laçi dhe Luftëtari në shtëpi. Llogarisni 6 pikët e plota me çdo kusht në këto dy javë në vazhdim?

-Unë fillimisht kërrkoj të numëroj tre pikët e para në ndeshjen kundër Laçit. Më pas mendojmë dhe flasim për Luftëtarin.

-Si është gjendja e infermierisë përpara këtij takimi?

-Mendoj se përveç Osmanit janë të rikuperuar të gjithë ata që ishin në infermieri dhe po të gjithë do të jenë në gjendje të plotë për të qënë të grumbulluar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU