Andrea Agostinelli: “Kupa objektiv, formacion fitues ndaj Apolonisë”

Andrea Agostinelli: “Kupa objektiv, formacion fitues ndaj Apolonisë”

713
SHPËRNDAJE

Në konferencën për shtyp e dhënë sot pas seancës stërvitore, trajneri Andrea Agostinelli është shprehur i qetë dhe besimplotë që skuadra do të rikthehet tek fitoret duke filluar që nga ndeshjes e së mërkurës për Kupë ndaj Apolonisë e duke vazhduar në kampionat përballë Korabit dhe Laçit. Mungesa e tifozëve ndikon tek grupi, por ekipi ka reaguar dhe duhet të marrë më të mirën. Trajneri është shprehur që performanca ndaj Flamurtarit duhet të harrohet dhe të punohet për të kaluar këtë moment.

Pas “shkundjes” së presidentit, çfarë ka ndryshuar trajneri?

Besoj se presidenti ka bërë një gjë shumë të mirë që na ka mbeledhur dhe ka kërkuar llogari. Patjetër që na ka bërë mirë kjo gjë pas atyre katër ndeshjeve jo të mira. Presidenti ka bërë pikërisht atë që duhet të bëjë një president. Folëm dhe diskutuam shumë problematika të cilat I kam diskutuar edhe me stafin tim.

Rikthehemi ndaj Flamurtarit. Ekipi u fut në një gjumë letargjik. Keni parë një “rizgjim” në stërvitje?

Këtë javë kemi punuar shumë mirë. Për fat kishte pauzë dhe sigurisht duhet të shohim reagimin në ndeshje pasi në stërvitje jemi paraqitur shumë mirë.

A është Kupa në agjendën e trajnerit, pasi nuk I kemi pasur objektivat në Kupë si në Kampionat…

Kupa është e rëndësishme për mua por besoj edhe për klubin. Është një objektiv. Dua të specifikoj që lojtarët që do të luajne, janë ata që kanë pasur pak mundësi dhe të tregojnë vlerat e tyre. Shumë shpejt vjen janari dhe duhet të kuptojmë se kush rikonfirmohet dhe kush vlen.

Një “ultimatum” për lojtarët e stolit?

Normalisht është filozofi e klubit. Nuk është ultimatum, por në çdo ndeshje, miqësore apo zyrtare duhet të jepet më e mira nga të gjithë. Nuk nxitohem aspak. E diskutova edhe me stafin. Formacionin nuk e kam ende gati, por normalisht do të luajnë ata që janë aktivizuar më pak. Do jetë një skuadër për të kaluar turin, jo një skuadër që pame në Fier. Dua reagim nga të gjithë lojtarët dhe të tregojmë vlerat tona pasi kemi më tepër cilësi së kundërshtarit.

Presidenti Takaj është shprehur që ka dhënë tre ndeshje për të marrë maksimumin…

Atëherë, është normale që duhet të marrim maksumumin në çdo ndeshje. Trajnerët ndryshohen shpesh. thuajse 6-7 janë ndërruar në Superligë. Ashtu edhe në Itali ndodh e njëjta gjë. Dua të flas dhe rikonfirmoj besimin e presidentit. Skënderbeu është ndryshe nga të tjerët dhe mua mu dha besimi për të rifituar pikët e humbura.

Sa do të ndikojë mungesa e tifozëve në tre ndeshjet e ardhshem?

Është negative për të gjithë skuadrën, por dhe publikuan. Kemi pasur gjithmonë mbështetjen e duhur, por do të marrim maksiumin edhe pa praninë e tifozëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU