Agostinelli: Ky është Skënderbeu që dua

Agostinelli: Ky është Skënderbeu që dua

945
SHPËRNDAJE

Trajneri Andrea Agostinelli pas sfidës me teuten foli për supersport ku u shpreh:

“Nuk e nënvlerësuam aspak kundërshtarin, por këto lloj ndeshjesh kur regjistron të paktën 10-12 raste për gol dhe portieri kundërshtar pret gjithçka, janë pikërisht ato sfida ku rrezikon të humbasësh. Besoj se në fund u shpërblyem për volumin e lojës dhe për rastet që krijuam. Në disa momente nuk arrija ta besoja, sepse sulmuesit tanë shpërdoruan shumë raste, ndërsa portieri i Teutës neutralizoi çdo goditje. Megjithatë, ky është Skënderbeu që dua. Mendoj se kemi regjistruar një ecuri të jashtëzakonshme, por jemi vetëm në fillim të sezonit: kampionati është i gjatë dhe çdo ndeshje përfaqëson vështirësitë e saj.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU