SHPËRNDAJE

Andrea Agostinelli kërkon të barazojë rekordin e vendosur te Skënderbeu nga Mirel Josa gjatë edicionit të kaluar, me 6 fitore radhazi në gjashtë javët e para të kampionatit. Pengesa e radhës është Teuta.

Një skuadër që edhe pse në krizë rezultatesh dhe në vendin e fundit të renditjes, e tremb teknikun italian. Agostinelli paralajmëron lojtaret se nënvlerësimi i rivalëve mund t’i kushtojë shtrenjtë, ashtu siç ndodhi në barazimin 2-2 të Tetorit 2015, ku kampionët rrezikuan të befasoheshin nga shpejtësia dhe forca e rivalëve.

Andrea Agostinelli: Është pozitiv fakti që jemi kryesues. Në këto momente skuadra është në krye të renditjes dhe duhet të fitojmë. Por, nëse mendojmë që kjo ndeshje do të jetë si një shëtitje, rrezikojmë të bëjmë një figurë të keqe, ashtu siç i ndodhi Skënderbeut vitin e kaluar.

Agostinelli sqaroi edhe zgjedhjen për t’ia besuar krahun e majtë të sulmit përforcimit më të ri të Kombëtares shqiptare, Liridon Latifit, duke spostuar në krahun e djathtë një majtosh natyral si Fukui.

Andrea Agostinelli: Kam dy sulmues krahu, Fukui dhe Latifi. Njëri është shumë cilësor dhe aty shprehet më mirë, sepse është në zonën e tij ideale dhe mund të provojë portën dhe. Fukui nuk ka kualitetin e Latifit, por është një sulmues i vërtetë, që të garanton edhe ekuilibër në mesfushë, duke ndihmuar skuadrën. Ata mund të luajnë në krahët e kundërt nëse i sportojmë, por kjo do të bënte që Latifi në krahun e djathtë të humbiste pak cilësi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU