Andrea Agostinelli: Morrëm maksimumin, fitorja për Osmanin

Andrea Agostinelli: Morrëm maksimumin, fitorja për Osmanin

1886
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut, Andrea Agostinelli u shfaq shumë i kënaqur pas fitores me Tiranën në Korçë. Ja çfare tha italiani në intervistën pas ndeshjes për Supersport.

“Natyrshëm që kur fiton je më i qetë, aq për më tepër që ne jemi të detyruar gjithmonë të fitojmë. Jemi shumë të kënaqur për këtë fitore dhe ia dedikojmë Osmanit, që kaloi një prej momenteve më të rënda të jetës. Kaluam menjëherë në avantazh, por edhe rrezikuam disi. Kjo për faktin se jemi disi të ngarkuar psikologjikisht sepse e kërkonim me forcë fitoren dhe u tërhoqëm pas golit të parë. Megjithatë Tirana nuk na rrezikoi asnjëherë dhe në fund morrëm maksimumin. Rezultatet e kësaj jave treguan se kampionati nuk është i lehtë për askënd, si për Skënderbeun, ashtu edhe për pretendentet e tjera. Fitorja me Tiranën ndryshoi disi hirearkitë në klasifikim, por asgjë nuk ndryshon, sepse të gjitha ndeshjet mbeten të vështira.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU