Andrea Agostinelli: Në Kukës shkojmë për fitore, ndeshje jo vendimtare

Andrea Agostinelli: Në Kukës shkojmë për fitore, ndeshje jo vendimtare

939
SHPËRNDAJE

Fitorja gjithmonë sjell qetsi dhe humor. Nuk mund të ndodhte ndryshme me Andrea Agostinellin pas suksesit me Tiranën, me trajnerin italian që nuk e fsheh optimizmin në prag të transfertës me Kukësin në “Zeqir Ymeri”. 59-vjecari, beson se skuadra që ai drejton do të vijojë me një rezultat të mirë edhe në këtë fushë të vështirë, por nuk mendon se kjo sfidë direkte do të jetë vendimare për titullin.

Të shohim nëse do të jetë dakord Kukësi që ne të përsëritim suksesin me Tiranën. Duke lënë mënjanë shakatë, në ndeshjet e fundit në Korcë dhe Durrës jemi përmirësuar shumë në lojë dhe cështë më e rëndësishmja arritëm të fitonim me bardheblutë. Takimi i radhës me Kukësin nuk është vendimtar për titullin. Mjafton të kthejmë kokën pas e të shohim se cfarë ka ndodhur në kampionatet e fundit. Një ndeshje nuk mund të jetë vendimtare kur është për t’u luajtur më shumë se gjysma e sezonit.

Duke iu referuar paraqitjes së skuadrës së tij në ndeshjen e parë me Kukësin në Korcë, Agostinelli e sheh më pranë suksesit skuadrën e tij.

Cdo skuadër e madhe futet në fushë vetëm për të fituar. E dimë që është një transfertë shumë e vështirë, por synimi ynë do të jetë fitorja, të shohim nëse do ta arrijmë. Kemi respekt për Kukësin, është një skuadër e mirë dhe këtë po e tregon edhe në këtë kampionat, pasi është e vemtja që nuk ka pësuar humbje. Unë do të isha i kënaqur nëse skuadra ime luan si në ndeshjen e fazës së parë, ku gabuam edhe një 11-metërsh.

Ndaj Tiranës prëtej tri pikëve trajnerin italian e ka kënaqur zhbllokimi i Salihit, që sipas tij mbetet një vlerë e padiskutueshme në kampin korcar.

Gjithmonë kam qenë i kënaqur me paraqitjet e Salihit. E dija që do të kthehej te goli, për në Salihi është garanci në aspektin e lojës dhe për  golat që shënon për skuadrën.

Përsa i përket formacionit titullar, që do të zbresë në fushë ndaj Kukësit, Agostinelli nuk preferoi të jepte detaje, ndonëse nuk pritet të ketë ndryshime krahasuar me 11-shen që luajti nga minuta e parë ndaj Tiranës. E vetmja mungesë e sigurtë te Skënderbeu është Marco Radas, i cili ende nuk është riaftësuar nga dëmtimi që ka pësuar javë më parë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU