Andrea Agostinelli: Ndaj Flamurtarit, për 3 pikë dhe lojë pozitive

Andrea Agostinelli: Ndaj Flamurtarit, për 3 pikë dhe lojë pozitive

885
SHPËRNDAJE

Skënderbeu hedh pas krahëve një javë të gjatë të mbushur me polemika pas atij barazimi në Elbasan kundër Partizanit. Kampionët e vendit udhëtojnë drejt Vlorës për të sfiduar Flamurtarin dhe për të ruajtur vendin e parë në klasifikim. Në ndeshjen e parë sezonale kundër vlonjatëve, Skënderbeu hasi jo pak vështirësi për të siguruar fitoren dhe trajneri Andrea Agostinelli kërkon nga grupi i tij që ta vlerësojë kundërshtarin, duke nënvizuar se vlonjatët mbeten një “kockë e fortë” për çdo skuadër të Kategorisë Superiore.

Çdo ndeshje ka karakteristikat e saj. Tradita na tregon që për ne Flamurtari është një kundërshtar i vështirë pasi na ka krijuar probleme. Skenderbeu hyn ne cdo ndeshje per te fituar, Jemi përgatitur si zakonisht, me shumë dëshirë për të zhvilluar një ndeshje pozitive”.

Trajneri i bardhekuqve e pranon se kjo ka qenë një javë e pazakontë që kulmoi me vendimin e Komisionit të Disiplinës për të mbyllur dyert e stadiumit të Korçës për tre ndeshje. Italiani shpreh keqardhjen që mbështetësit e skuadrës juglindore do të mungojnë në stadium.

Nuk jam unë njeriu i duhur për të bërë komente rreth kësaj çështjeje. Nga ajo që unë pashë, tifozët tanë janë viktimat e vetme të kësaj ngjarjeje. Ndeshjet me Partizanin janë përherë të tensionuara. E përsëris është se ajo që ka ndodhur tashmë nuk më intereson. Ne kemi mbyllur fazën e parë në vendin e parë të klasifikimit dhe duam të qëndrojmë deri në fund në këtë pozicion. Përsa më përket, mund të them se nëse në fillim të sezonit do të më thonin se do të qëndronim në krye, do të ishim të kënaqur. Më vjen keq që nuk do të kemi mbështetjen e tifozëve për tre ndeshje sepse kjo do të peshojë te skuadra. Është një vendim i padrejtë”.

A i ka ndjekur Agostineli akuzat e Partizanit në adresë të klubit korçar dhe a ka ai një koment për këtë çështje?

Më duhet të them se kur shfletoj gazetat, shikoj vetëm fotot dhe nuk arrij të kuptoj saktësisht atë që shkruhet. Mua më duhet të rithesoj se mendoj që tifozët tanë u sulmuan dhe nuk janë ata që provokuan. Unë qëndroj në pankinë dhe nuk e di se çfarë ka ndodhur jashtë stadiumit”.

Në fund, 59-vjeçari i lindur në Ancona e pranon se presidenti Ardian Takaj ka zhvilluar një takim me stafin dhe lojtarët, por shton se drejtuesit e klubit vazhdojnë të besojnë te skuadra dhe projekti i tij.

Presidenti na karikoi. Na ka theksuar se do diçka më shumë nga skuadra. Ne pikët i kemi grumbulluar por kemi ende shumë gjëra për të përmirësuar. Ishte një takim mes stafit dhe lojtarëve, ashtu siç nddh rëndom në çdo familje”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU