Agostinelli: Ndaj Vllaznisë, synim 3 pikët dhe përmirësimi i lojës

Agostinelli: Ndaj Vllaznisë, synim 3 pikët dhe përmirësimi i lojës

801
SHPËRNDAJE

Trajneri Andrea Agostinelli ka dalë sot në konferencë për shtyp ku ka folur kryesisht për ndeshjen e javës së pestë ndaj Vllaznisë. Tekniku Italian ka analizuar përgatitjet e kësaj javë ndërkohë që ka theksuar se pervec fitores ekipi ka si qellim përmirësimin e kualitetit të lojës.

-Neser vjen Vllaznia, është gati Agostinelli dhe ekipi?

Po jemi gati, pasi këtë javë kemi punuar shumë sin ë aspektin psikologjik por edhe në aspektin taktik.

-Cfarë ka ndryshuar në përgatitjet e kësaj jave?

Po jemi përpjekur dhe kemi punuar në aspektet ku kemi gabuar dhe kemi ripërsëritur ato aspekte ku jemi shfaqur mirë ne katër javët e para.

-Kjo do të thotë që Agostinelli dhe ekipi do të kënaqin tifozët nesër?

Për mua e rëndësishme është qe nesër ta fitoj ndeshjen, sigurisht duke u përpjekur të përmirësojmë ndjeshëm kualitetin e lojës tonë, kjo është e rëndësishmë.

-Ka mungesa për nesër?

Mungesa e vetme do të jetë Marko Radas I cili vijon fazën riaftësuese, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë do të jenë në dispozionionin tim për këtë takim.

-Ndaj Luftëtarit na keni befasuar me ndryshimet  në formacionin titullar, do luajmë po njësoj ndaj Vllaznisë?

Si zakonisht kam dyshimet e mia për formacionin titular por më duhet të them që për mua është e rëndësishme ti mbaj të gjithë lojtaët të gatshëm psikologjikisht për të luajtur.

-Sa e vështirë është Vllaznia?

Sigurisht është një ndeshje e vështirë por jo më e vështirë se të tjerat në kampionatin Shqiptar.

-E dini se Vllaznia nuk ka pësuar asnjë gol në katër javët e para?

Është e qartë që kundërshtari punon mjaft mirë në fazën defensive.

-Në dy ndeshjet e fundit kemi fituar vetëm me një gol, do të shikojmë nesër një Skenderbe ndryshe?

Nesër duhet të fitojmë.

-I përmbush Skënderbeu pritshmëritë e trajnerit, a jeni I kënaqur me kualitetin e lojës?

Më duket se po flasim cdo ditë për këtë arsye, dhe vazhdimisht jam përgjigjur që nuk jam I kënaqur me kualitetin e lojës së zhvilluar por mendoj se këtyre djemve duhet t’iu japim një premio pasi 12 pikë ne 4 javë I kanë merituar plotësisht.

-I kanë merituar por mos harroni se kemi luajtur tre ndeshje në ‘shtëpi’?

Shumë e vertetë por përvec faktit që duhet të përmirësohemi më shumë në lojë, më shumë se 12 pikë në 4 javë nuk mund ti merrnim. Po e përsëris që duhet të përmirësojmë lojën por duke qëndruar tek rezultatet positive.

-Kjo shkëputje me pikë, e bën më të qetë punën e Agostinellit tek Skënderbeu?

Absolutisht jo, kanë kaluar vetëm katër javë kampionat dhe duhet të luajmë edhe 32 të tjera. Me katër pikë diferencë nuk do të isha I sigurt as gjashtë javë nga fundi I kampionatit.Imagjinoni javën e 30-të ku të ishim katër pikë nga vendi I dytë dhe të kishim përballje direkte. Jo nuk jam aspak I qetë dhe më duhet të them që është ende shpejt për të bërë llogari.I marrim ndeshjet me radhë.

-Përsa I përket përgatitjes fizike, mendoni se ekipi do të jetë në gjëndje të mbajë këtë ritëm?

Loja ime është një lojë e bazuar tek shpejtësia dhe ritmi I lartë dhe besoj se kemi përgatitur një skuadër që mund të vijojë të luajë ne ritme të larta.Mund te ketë dhe moment të vështira por ne duhet të vijojme me mentalitetin tone duke kërkuar të fitojmë cdo ndeshje. Mendoj se fizikisht jemi atje ku duhet.

-Do ta ndjekë Agostinelli ndeshjen Kukësi-Partizani?

Shiko më duhet t’iu them që as derbin nuk e kam ndjekur. Megjithëse isha I lirë preferova të beja nje shëtitje në qytet.

Ju kënaqi barazimi në derbi?

Në momentin që skuadrat tona rivale barazojnë dhe ne arrijmë të fitojmë, është e normale që mbetem I kënaqur. Unë mendoj e kam mëndjen tek ndeshja jonë dhe as që dua ta ndjek takimin Kukësi-Partizani. Ndoshta katër javë nga fundi mund ti hedh një ‘sy’ por jemi ende në javën e katërt.Unë preferoj të përqëndrohem tek puna ime dhe të bëj punën time.

-Së fundmi, Skënderbeu fiton nesër bindshëm?

Nëse është dakord Vllaznia, PO!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU