Akademia/ Ekipi U-19 fiton ne Pogradec

Akademia/ Ekipi U-19 fiton ne Pogradec

824
SHPËRNDAJE

Pogradeci 1-3 KF Skenderbeu

Shenues: Sulollari 18′ / Menko 21′ Lico 38′ Mara 89′

Pogradeci: Sulollari, Tota, Alimi, Braceri, Maxhari, Gjona, Hysenllari, Sulollari, Demiri, Bajraktari, Dragoi. Trajner. A. Mahmutaj

KF Skenderbeu: Brace, Tako, Potka, Menko, Myrtezaj, Lico, Kote, Mara, Pellumbi, Koutuosis, Osmanllari. Trajner. J. Kaci

Derbi i juglindjes per moshat under-19, Pogradeci-Skenderbeu eshte fituar nga te besuarit e Jani Kacit te cilet me kete 3-pikesh mjaft te rendesishem e shohin veten ne vendin e dyte me vetem 2 pike nga Flamurtari kryesues dhe +5 pike nga vendi i 3-te qe mbahet nga Teuta.

Liqenoret shenuan te paret me Sulollarin por gezimi zgjati shume pak pasi ‘Ujqerit’ e vegjel permbysen gjithcka qe ne pjesen e pare. fillimisht qendermbrojtesi Menko dhe me pas Lico i dhane avantazhin ekipit bardhekuq perpara perfundimit te fraksionit te pare te lojes. Nje minute nga fundit talenti Uerdi Mara mendoi te vuloste rezultatin duke egzekutuar mjaft mire nje 11-metersh duke mbyllur krejt takimin me rezultatin 1-3 per Skenderbeun.

Fitore mjaft e rendesishme per ekipin under-19 qe kane rikuperuar plot 6 pike ne javet e fundit dhe tashme jane pretendente kryesore per fitimin e titullin kampion ne grupin B te kategorise superiore. +5 pike nga vendi i 3-te jane nje garanci me teper se te besuarit e Jani Kacit do te jene nje nga 4 ekipet gjysemfinaliste ne perfundim te sezonit te regullt.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU