SHPËRNDAJE

Sqarim për situatën e lojtarit Mathew Boniface!

Lojtari Mathew Boniface është futbollist i Trepca ’89 në kampionatin Kosovar. FIFA i ka dhënë të drejtën klubit të Trepçës që ta rregjistrojë nëpërmjet sistemit TMS në kampionatin e Kosovës. Lojtari ka zhvilluar terapi në Shqipëri dhe është stërvitur tek Skënderbeu për llogari të Trepça ’89.

Lojtari në fjalë do të ndiqet nga afër nga drejtuesit e Skënderbeut se si do të shkojë ecuria e këtij futbollisti dhe në janar, në varësi të ecurisë së futbollistit mund të huazohet tek Skënderbeu. Kjo është e vërteta mbi situatën e lojtarit Mathew Boniface!

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU