Daja: “Bëmë detyrën dhe administruam energjitë”

Daja: “Bëmë detyrën dhe administruam energjitë”

599
SHPËRNDAJE

Pas përfundimi të ndeshjes ndaj Korabit, e cila u fitua me rezultatin e pastër 3-0, me golat e shënuar nga Jashanica, Salihi e Nimaga, tekniku I kampionëve Ilir Daja është shprehur I kënaqur nga fitorja e të tijve dhe shpreson në ndaljen e kundërshtarëve.

Kryepankina ka hedhur poshtë zerat për aleanca të Skënderbeut dhe “sakrificë” të Kupës për titullin kampion. Daja është i sigurtë që deri në fund të sezonit, Skënderbeu do të ruajë ritmin e duhur dhe do të shpresojë tek tituli kampion.

– Trajneri Daja, zëvëndësimi i Latifit bëri përshtypje pasi u drejtuar menjëherë drejt dhomave të zhveshjes…

Problemi i parë parë ishte elementi i motivimit në këtë ndeshje, pasi pavarësisht se luanim me Korabin, tre pikë janë tre pikë. Ndërrimet që bëmë, ishin për ti dhënë pak minuta edhe lojtarëve që nuk janë aktivizuar sa duhet pra kanë pasur pak minuta aktivizimi por gjithashtu menduam të ruanim një farë mënyrë gjëndje fizike për ndeshjen e kupës që kemi të Mërkurën. Përsa i përket Latifit, sigurisht që asnjë lojtar nuk e pret mirë ndërrimin por në një rezultat të tillë duhet ta ruanim freskinë dhe doza emocionale të jetë më e ulët. Dëshira për të qënë tek goli e “detyroi” atë për të bërë atë veprim, por ai është lojtar i rëndësishëm për ne, është golashënuesi dytë i ekipit.

– Në këtë ndeshje fitorja ishte detyim. A mos duhej ta shfrytëzonit më mirë golavarazhin?

Natyrshëm që asnjëherë nuk je i kënaqur nga rezultati, por i kërkova ekipit të ruanim energjitë. Këtë javë kemi 3 ndeshje për të luajtur dhe duhet mënaxhuar forma fizike.

– Duke parë gjëndje ne skuadrës dy javët e fundit, mendoni se skuadra e ka forcën për ta pasur këtë ecuri deri në fund?

Natyrshëm që potenciali brenda grupit është shumë i madh. Kemi lojtarë me kualitete dhe ajo që më pëlqen është fakti që lojtarët janë të motivuar maksimalisht drejt synimit madhor për fitimin e titulit.

– Ku mendoni se mund të përfitojë Skënderbeuu në kampionat dhe a ka shanse të sakrifikojë Kupën për titullin?

Pikën e kthesës do ta shofim duke i marrë ndeshjet tona me motivim maksimal, pra të futemi në fushë për fitore dhe më pas të shohim ku mund të gabojnë kundërshtarët. Nuk ka shanse, pasi ne duam kupën dhe do ti shkojmë deri në fund asaj. Mendoj që Skënderbeut nuk i duhet asnjë aleat, por ta tregojmë forcën tonë në fushë e jo me aleanca.

– Kemi parë Orelesi dhe Osmani të luajnë në mesfushë në mungesë të Lilaj, sot ishte Nimaga dhe Predescu…

Të dy lojtarët kanë mundësi të luajnë titullar, por kanë karakteristika të ndryshme që nuk mund të luajnë çdo lojë ndaj çdo kundërshtari, pasi Predescu ka më tepër natyrën e sulmuesit të dytë, mirëpo sot, pa dashur të ulim kundërshtarin, menduam që Predescu kishte mundësi ta nxirrte më lehtë topin nga mbrojtja.

– Keni kuriozitet për ta ndjekur Teuta – Kukësi apo jo?

Sigurisht që do ta ndjek sfidën pasi janë kundërshtarët tanë në Kupë dhe Kampionat. Teuta do të jetë maksimalisht e motivuar dhe shpresojmë tek një hap jo i mirë në këtë ndeshje për Kukësin, por në parashikim jam për një fitore të Teutës dhe ndoshta barazim, sigurisht për interes të Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU