Daja: Bëmë gabime, por fitorja më kënaq

Daja: Bëmë gabime, por fitorja më kënaq

678
SHPËRNDAJE

Trajner Ilir Daja është i kënaqur pas fitores ndaj Vllaznisë, por është i merzitur nga loja e lojtarëve të ti. Pas ndeshjes, për emisionin “Gol pas Goli” u shpreh:

“Asnjëherë nuk është paraqitur kështu kjo skuadër, që kur jam në drejtim. Kemi bërë gjithçka gabim, në çdo drejtim, pavarësisht se kishim edhe mungesa. E vetmja gjë që më kënaq është që skuadra ka mentalitet fituesi dhe pati meritën të besonte deri në fund, duke realizuar një përmbysje të madhe. Kjo është meritë e skuadrës, por gjithçka tjetër ka qenë negative”.

TITULLI –  “Në 15 minutat e fundit pashë shthurje totale, ndaj fillova t’u kërkoj lojtarëve qetësi, sepse do të ishim në garë edhe me barazim. Nëse humbnim, gjithçka merrte fund.”

FATI – “Ne patëm fat në fund, por ashtu si me Partizanin nuk patëm fat, edhe pse luajtëm shumë mirë, sot fati na u kthye në favor. Vetëm fatin patëm pro, sepse pjesa tjetër ishte meritë e skuadrës sonë, që besoi deri në fund.”

ALUDIMET – “Na kanë akuzuar edhe për fitoren në Laç, që është errësuar dhe mbi të është hedhur shumë baltë, është aluduar për shumë gjëra. Kam lexuar pas fitores në Laç sikur Laçi nuk luajti futboll pas minutës së 30-të, kjo më shqetëson, për të tjerat i zgjidh vetë, nuk i kam rënë në qafë askujt dhe nuk kam probleme. Nuk e di ç’mund të bënte Laçi pasi shkoi në disavantazh 3-0, më duket absurde të shkruhen gjëra të tilla.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU