Trajneri Daja: Do luftojmë në të dy frontet

Trajneri Daja: Do luftojmë në të dy frontet

1479
SHPËRNDAJE

Trajneri Daja është shfaqur mjaft i kënaqur me kualifikimin në gjysëmfinale të kupës teksa në mikrofonin e Supersport ka deklaruar se ekipi i tij lufton në të dy frontet këtë sezon.

Keni menduar për kupën dhe tani ka filluar tju shijojnë kupa…

Ilir Daja: E kemi thënë dhe do përdorëm 11-tëshën baze për të larguar paragjykimet edhe pse kishim mundësi për të bërë një rrotacion. Ishim në presion psikologjik që e shfaqëm dhe në garë por jemi kualifikuar dhe kjo ka rëndësi.

Në letër jeni skuadra më e fortë, keni ndonjë preferencë?

Ilir Daja: Sot do I kënaqemi kualifikimit dhe më pas do shohim si do të shkojnë punët në vazhdim.Do të luftojmë në të dyja frontet dhe nuk do të anashkalojmë asnjë ndeshje dhe këtë e treguam edhe ndaj Laçit. Shpresojmë që Kupën ta sjellim në Korçë, por patjetër pa hequr dorë nga synimi që është tituli kampion

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU