Trajneri Daja: Dominuam por duhet te permiresohemi

Trajneri Daja: Dominuam por duhet te permiresohemi

870
SHPËRNDAJE

Trajneri Ilir Daja është shfaqur mjaft i kënaqur për fitoren me Flamurtarin në mikrofonin e Supersport por gjithashtu ka analizuar ndeshjen ku ka theksuar se pavarësisht dominimit ekipi ka nevoje për përmiresim në fazën sulmuese.

FLAMURTARI – “Natyrshëm që ishim përgatitur që ekipi nuk do të ishte në formën maksimale, në ritmin e duhur, se në Antalja kanë zhvilluar dy seanca në ditë dhe vinin nga një pushim i gjatë pas 15 ditësh. Mendoj që pjesën më të madhe të lojës kemi kontrolluar territorin, kemi shfaqur mungesë në vertikalizimin në gjysmëfushën kundërshtare dhe prishjen e lojës se Flamurtari kishte shumë lojtarë në fushën e vet. Mendoj që kishim shanset tona para portës. Do mundohemi që anët jopozitive në ndeshjen e sotme, shpejtësinë, etj., ta përmirësojmë se siç dihet, nuk mund të bëhet gjithçka në kaq ditë në dispozicion. Me kalimin e minutave, ekipi humbi shkallëzimin dhe kjo bëri që repartet të shkëputeshin dhe t’i jepnin mundësi lojtarëve të Flamurtarit të ndërtonin sulmin e shpejtë. Orelesi dhe Lilaj u munduan të mbështetin më shumë po harruan që duhej që të mos i linim hapësira kundërshtarit që ka një sulm të shpejtë. E përgjithshmja ishte se zotëruam fushën dhe topin. Por mangësia ishte në veprimet në sulm”.

GOLI – “Mungesa e Salihit është një mangësi e madhe se dihet që është golashënuesi i ekipit. Mendoj se edhe lojtarët në linjën e sulmit u vendosën jo të shkallëzuar, për të prishur ekuilibrat e kundërshtarit. Sulmuesit tonë rrinë me shpinë nga porta dhe duke sulmuar në këtë mënyrë nuk i japin mundësi lojtarit që ka topin të bëjë pasin që duhet. Mendoj se lojtarët kanë një sjellje ndryshe por përmirësimi i gjendjes së Perdeskut mund t’i japë thellësi lojës, ka pasin vertikal të mirë. Rikthimi i Salihit, forca jonë kryesore e sulmit, besoj që do të japë një frymëmarrje tjetër lojës, kur ekipet të na mblidhen në gjysmëfushën e tyre”.

PREDESCU – “Natyrshëm që presioni është i mirë se të motivon edhe më shumë. Sot kishte një numër të konsiderueshëm sportdashësish që na mbështetin. Përmirësimi i gjendjes fizike do t’i japë më shumë minutazh. Është lojtar që mund t’i afrohet lojës së Shkëmbit si sulmues i dytë apo 10, në mënyrë që t’i japë një frymëmarrje tjetër, se fton në pasime shokët e skuadrës apo ndërron krahun e lojës”.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU