Daja: Dominuam por fati nuk ishte me ne

Daja: Dominuam por fati nuk ishte me ne

423
SHPËRNDAJE

Pas humbjes ndaj Partizanit, trajneri bardhekuq Ilir Daja për Supersport u shpreh se ekipi dominoi kundershtarin dhe meritonte të dilte me pikë nga ‘Selman Stermasi’.

“Kishim ardhur për fitore, por nuk kishim as fatin me vete. Krijuam lojë, goditëm shpesh portën, kundërshtari e goditi vetëm një herë kuadratin, por ky është futbolli. U thashë edhe lojtarëve që jam krenar që i drejtoj. Nuk patëm fatin kundër, por kjo skuadër ka mentalitet fitues”

TITULLI – Është vështirësuar gjithçka, por ka edhe një fazë në lojë dhe nëse luajmë si sot, nuk ka asgjë të pamundur. Unë e thashë që janë shumë pikë dhe rruga është vështirësuar ndjeshëm, por e përsërit, ka ende shumë ndeshje deri në përfundim.

MOTIVIMI – Analizën e bëjmë me video dhe nëse lojën e interpretojmë si sot, nuk ka pse të bjerë morali. Natyrshëm, duhet motivim edhe më i madh që këtë lojë ta shoqërojmë me fitore. Nëse luajmë si sot, duke pasur edhe pak fat, besimi do të rikthehet.Mentaliteti i fituesit tregohet në situata të vështira.

NDËRHYRJET TEK ARBITRI – Në fakt, po, ka pasur shumë ndërhyrje, ka pasur edhe tension duke parë sjelljen e arbitrit, që e ngarkoi shumë skuadrën me disa vendime të dyshimta. Tre-katër kartonë në rreth 20 minuta ishin të tepruar dhe e nervozuan skuadrën, ndaj edhe ndërhyra.

MERKATO E JANARIT – Në fakt, merkatoja e janarit nuk të ofron emra shumë cilësorë. Për sa i përket tensionit dhe heshtjes para ndeshjes? Duhen ndonjëherë këto heshtje shtypi, që skuadra të jetë më e bashkuar dhe e qetë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU