Daja: Duhej ta administronim më mirë lojën

Daja: Duhej ta administronim më mirë lojën

150
SHPËRNDAJE

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja foli për mikrofonin e Supersport, në emisionin “Gol pas Goli” pas supersfidës së javës së 26-të, që përfundoi në barazim 1-1.

Ilir Daja: “Nuk na vjen mirë sepse po të shikojmë se si u pësua goli ishte një shpërqendrim që nga krosimi, mbrojtësit u kapën të papërgatitur. Nuk duhet të ndodhte sepse ndeshja fitohet edhe nga situata të tilla. Kërkuam një Predesc u të pozicionohet si sulmues i dytë, prisnim shumë prej tij. Tërheqja në pjesën e dytë? Nuk ishte direktivë e jona, kërkuam që pjesën e dytë ta nisnim në presing sipër, për këtë bëmë edhe ndërrimet. Kukësi nuk pati raste të pastra. Rasti i penalltisë: Mbrojtësi nuk interesohet për topin, por për këmbën e sulmuesit tonë. Një pikë që ne e kishim kërkur me ngulm ishte administrimi i topit, duhet të ishim të qëndrueshëm, por nuk ndodhi sepse kundërshtari luante me topa të gjatë. Muzaka dhe Lilaj ishin të detyruar të vendoseshin poshtë. Duhet ta mbanim më shumë topin me hapjen nga krahët. Një mbrojtës duhet të jetë gjithmonë i qetë me topat e gjata. Duhet ta mbanim më shumë topin. Kukësi nuk kishte probeme fizike sepse nuk ndërtonte me kombinacione, por me topa të gjatë. Problemi nuk ishte fizik, por në administrimin e topit. Salihi është një nga pikat tona më të forta dhe nuk mund ta hidhnim që nga minuta e parë, marvin dhe nuk ka fituar ritmin e duhur.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU