Daja: Duhet cinizëm, fitorja detyrim

Daja: Duhet cinizëm, fitorja detyrim

596
SHPËRNDAJE

Në prag të ndeshjes me Lacin në transfertë, trajneri Ilir Daja ka folur për mediat e interesuara duke analizuar gjëndjen e ekipit dhe ndeshjen e radhës, Tekniku bardhekuq kërkon nga ekipi të tregohet cinik dhe oportunist.

Daja, me katër fitore radhazi në kampionat dhe kupë mund të themi se Skënderbeu gëzon një gjëndje psikologjike maksimale?

Natyrisht që katër fitore janë gjithnjë të rëndësishme dhe i bëjnë mirë frymë së ekipit, por dua të them që kemi marë rezultate të mira edhe në kupë vecc kampionatit ku kemi siguruar finale. Normalisht që ekipi është më i qetë tani dhe përqëndrimi është maksimal për ndeshjen e radhës. Të paktën kjo është më e rëndësishmja që ekipi të jetë maksimalisht i përqëndruar vetëm tek takimi i radhës.

Duke parë edhe situatën e kampionatit sa e rëndësishme është kjo ndeshje ndaj Lacit?

Po flasim për një takim delikat dhe të vështirë pasi dihet që forca e ekipit të Laccit është në fushën e vet. Sigurisht që në ndeshjen e radhës ne do të hyjmë gjithmonë me mendjen për të fituar takimin dhe sigurisht do të kërkojmë tri pikët. Të paktën ndeshja do të luhet në një terren të mirë dhe kjo është e rëndësishme.

Fusha e Lacit është ndër më të mirat në Superligë dhe kjo është një gjë e rëndësishme. Cfarë iu tremb më shumë nga Laci?

Pikësëpari dua të them se kam respect për cdo ekip që do të kemi përpara deri në fund, por edhe për Lacin respekti është maksimal. Natyrisht që do të luajmë me një ekip që kërkon pikë mbijetese dhe do të shfrytëzojë faktorin fushë për të marë maksimumin. Është një ekip i fortë dhe me elementë të mirë në ekip. Ne do të mundohemi të tregohemi sa më shumë oportunistë dhe të shfrytëzojmë takimin në maksimum për të marrë tri pikët.

Duke parë formën e mirë që po kalon ekipi, është një ndeshje që mund të kalohet lehtësisht?

Të gjitha takimet janë impenjative dhe nuk duhen marrë me lehtësi. Kjo është ccelësi i suksesit dhe normalish që ne do të mundohemi të shfrytëzojmë më së miri aftësitë tona. Do të duhet të jemi të përqnëdruar dhe të marrim maksimumin nga ajo që do të tregojmë në fushë.

Besoni tek titulli si objektiv kryesor të ekipit?

Përderisa jam në krye të Skënderbeut dhe objektivat janë caktuar nga presidenca normalisht që do të ecim në të tilla direktiva. Do të provojmë deri në fudn të qëndrojmë në garë dhe të na jepet mundësia që të përfitojmë nga ndonjë hap fals i kundërshtarëve.

Diferenca me kryesuesit është 3 pikë dhe duhet thënë se keni rikuperuar 2 pikë. E prisnit që këto ekipe të gabonin kaq shpejt?

Ne jemi duke bërë kampionatin tonë dhe do të mendojmë vetëm për ecurinë e Skënderbeut, më pas do të shohim ekipet e tjera. Për këtë mund të them se mjafton që ne të fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit dhe do të jemi atje për të diskutuar titullin. Se cfarë bëjnë kundërhstarët do të interesohemi vetëm pasi të jetë mbyllur takimi jonë i radhës. Nëse ata do të gabojnë atëhere më mirë për ne.

Pas një faze në krye të Skënderbeut mund të themi se keni gjetur manovrën e duhur në ekip?

Unë nuk e di se cfarë ka bërë skënderbeu më herët, por mund të them që nën drejtimin tim kemi dominuar në lojë ndaj cdo ekipi, kryesisht me ndeshjet big. Kemi qënë ne që kemi diktuar takimin dhe kemi vënë në vështirësi kundërshtarët. Por tashmë është radha dhe momenti që të fitojmë cdo ndeshje përvec lojës së mirë.

Do të ketë rotacion këtë takim?

Mund të them që nuk do të ndryshojë shumë ekipi, pasi gjithcka është ashtu si duhet të jetë. Duhet vetëm që të mbajmë mirë formën e ekipit dhe të mundohemi të jemi sa më oportunistë dhe cinikë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU