Daja: E merituam, ka ende vënd për tu përmirësuar

Daja: E merituam, ka ende vënd për tu përmirësuar

543
SHPËRNDAJE

Pas fitores 3-0 ndaj Luftëtarit, trajneri Ilir Daja e ka konsideruar një triumf të merituar ndërkohë që ka theksuar se ekipi ka ende nevojë për përmirësim.

Ilir Daja: Fitoreve merituar. Mendoj që kishim përballë një ekip që është shprehur shumë mirë deri në këto momente dhe e kishim vlerësuar maksimalisht. Kemi bërë një 60 minutësh shumë të mirë dhe më pas u munduam ta administrojmë lojën. Ishte e natyrshme që lodhja do të ishte prezente pasi për një jave kemi luajtur tre ndeshje por me futjen e lojtrarëve të rinj e rregulluam përsëri lojën.

Me të tre golat e ndëshkuat Luftëtarin kur ishte duke sulmuar Skënderbeun….

Ilir Daja: Do të thoja që eksperienca ka të bëjë pasi në 20 metrat e fundit janë lojtarët ata që duhet ti zgjidhin situatat. Besoj se nuk kishte raste të pastra por kishte ndërtim shumë të shpejtë në 1/3 e mesit të fushës. Mendoj që bëmë mirë dhe shfrytëzuam lojtarët tona me shpejtësin e zhvendosjes së aksionit.

A është ky Skënderbeu që do të dëshironit?

Ilir Daja: Nëse do shtrihej minutazhi edhe më shumë po, por kemi gjëra për të përmirësuar.

Një koment për Muzakën, jo vetëm për formën por edhe përqafimin pas golit…

Ilir Daja: Natyrshëm që Gjergji është një vlerë e shtuar për eksperiencën që ka në futbollin Shqiptar, ka cilësi shumë të mira pasi i jep shpejtësi sulmit dhe ka kontroll të mirë të topit. Momentin që e ndam bashkë, ishte për shkak se dhashë ok që të ishte pjesë e jona, pasi edhe tek Tirana na ka zgjidhur situate, pavarësisht se sot luajti në një pozicion jo rrallë herë luan, por ekzekutoi shumë mirë.

Do të thotë që është më në formë tek Skënderbeu se tek Tirana….

Ilir Daja: Unë do të thoja që Gjergji ka qënë në formë por ka pasur pak minutazh për shkak të dëmtimit. Mendoj që duket i rilindur dhe kemi një forcë shumë më të madhe pasi ka vlera të mëdha.

Një Osman në forme, kthehemi tek Muzaka që tregoi formë të mirë. Ju ngelet një punë e madhe për zgjedhur 11-tëshen…

Ilir Daja: Besoj që nuk është edhe aq shumë e vështirë sepse të gjithë lojtarët do të marrin atë që do të japin gjatë seancave stërvitore edhe në përformancën në lojë. Këtë e kemi bërë edhe me Gavazajn, pasi ndaj Vlorës bëri paraqitje shumë të mirë. Ata që do të përshtaten me skemat dhe kundërshtarin do të luajnë në formacionin bazë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU