Daja: Ekipi ishte i ekuilibruar, fitore e merituar

Daja: Ekipi ishte i ekuilibruar, fitore e merituar

1681
SHPËRNDAJE

Mjaft i kënaqur me fitoren në Shkodër është shfaqur trajneri Ilir Daja për mikrofonin e supersport pas ndeshjes. Tekniku bardhekuq është shprehur se ekipi dominoi pavarësisht lojës difensive të kundërshtarit.

Ilir Daja: “E kishim vlerësuar ekipin e Vllaznisë dhe nuk u nisëm kurrë duke menduar pozicionin e kundërshtarit në tabelë. Këtë respekt e shfaqëm dhe në fushën e lojës duke qënë shumë të ekuilibruar. Po ta analizojmë lojën nuk i dhamë asnjë shans rivalit i cili nuk shkoi asnjeherë në portën tonë me aksione por vetëm me goditje standarte. Mendoj se kishim shanset tona, kishim ekuilibër dhe sigurisht morrëm një fitore të merituar. Kishim punuar gjatë gjithë javës me këtë skemën por mendoj se nuk mbështetëm aq sa duhet Salihit si pikën tonë më të fortë në sulm. Gjithsesi mendoj se ishim në nivelin e duhur për të apikuar manovrën e përgatitur gjatë javës”, e mbylli fjalën e tij trajneri Daja

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU