Daja: Ekipi ishte i lodhur, synojmë edhe titullin veç Kupës

Daja: Ekipi ishte i lodhur, synojmë edhe titullin veç Kupës

579
SHPËRNDAJE

Pas fitores në gjysëmfinalen e parë të kupës së Shqipërisë ndaj Teutës, Ilir Daja për emisionin “Gol pas Goli” në supersport u shpreh:

“Mendoj që ndeshja me Partizanin ka ndikuar në gjendjen fizike të lojtarëve pasi shpenzuam shumë. Specifika e Kupës kërkon që të jesh i kujdesshëm. Natyrshëm që nuk jam i kënaqur, megjithatë objektivi ynë ishte të mos pësonim. Shënimi i golit nga Vangjeli tregon që nuk jemi në moment të mirë për sa i përket krijimit të aksioneve në sulm.”

FAZA SULMUESE – “Salihi është një lojtar që golin e ka në ADN-në e tij, sot nuk ishte faji i tij por i mesit të fushës që nuk i çuan atij topa në zonë për të bërë atë që ai di të bëjë më mirë.Jam dakord që sulmuesit nuk po dalin te goli, pasi si Salihi ashtu edhe Latifi janë sulmuesit tanë kryesorë. Por, mendoj që sot çaloi që nga mbrojtja deri në mesfushë, përveç Osmanit i cili fuste pasa si për Latifin ashtu edhe për Salihin.”

OBJEKTIVAT – “Ne do të bëjmë kampionatin tonë, por i kemi vështirësuar vetë gjërat. Skënderbeu nuk luan për vendin e tretë. Do të ketë mjaft vështirësi, por ne do të mundohemi të fitojmë çdo ndeshje. Për nga ana e rëndësisë është kampionati ynë primar dhe mendoj që Kupa merret me dy ndeshje. Kemi bërë një gjysëm hapi para. Por ajo që do të synojmë do të jetë kampionati, pavarësisht se Kupa mund të arrihet më para.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU