Daja: Jam i bindur që e kalojmë Sant Julia

Daja: Jam i bindur që e kalojmë Sant Julia

298
SHPËRNDAJE

Trajneri bardhekuq ne prononcimin e tij një ditë përpara ndeshjes së mbrëmjes së sotme është shprehur opitmist për kalimin e turit.

“Kemi punuar shumë gjatë gjithë javës qysh pas momentit që përfunduam edhe ndeshjen e parë dhe mendoj se jemi plotësisht gati për një ndeshje kthimi krejt ndryshe nga ajo e para që ne luajtëm në shtëpi dhe fituam 1-0.”

Këto kanë qenë fjalët e para të trajnerit Ilir Daja ditën e djeshme, një ditë përpara se skuadra e tij të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e kthimit ndaj Sant Julia, ekipit amator nga Andora. Sigurisht që Dajën e ka shqetësuar udhëtimi i gjatë ditën e djeshme dhe moszhvillimi i seancës së fundit stërvitore që ishte për t’u zhvilluar dje në mbrëmje, por që do të kryhet sot paradite. Gjithsesi Daja beson shumë te grupi i lojtarëve që do të reshtojë në fushën e lojës.

-Daja sot ndaj Sant Julia, ndeshje që sipas jush?

-Kemi punuar shumë gjatë gjithë javës qysh pas momentit që përfunduam edhe ndeshjen e parë dhe mendoj se jemi plotësisht gati për një ndeshje kthimi krejt ndryshe nga ajo e para që ne luajtëm në shtëpi dhe fituam 1-0.

-Si ta kuptojmë këtë krejt ndryshe nga ndeshja e parë në shtëpi?

-Një javë më parë ne fituam 1-0 dhe shumë pak u kënaqën me lojën që ne zhvilluam në fushën e lojës. Me këtë dua të them se sot do të jemi krejt ndryshe dhe besoj shumë që do të bindim në fushë si me lojë, por edhe me rezultat.

-Skënderbeu luan për goleadë ndaj Sant Julian në këtë ndeshje kthimi, pasi këtu kemi parasysh që edhe skuadra vendasve nuk ka ç’farë të humbasë dhe do të hapet?

-Së pari ne do të kërrkojmë që të kualifikohemi, pasi në raunde të tilla ky është më i vlefshëm, kalimin në turin tjetër. Pastaj sa gola do të shënojmë kjo mbetet për t’u parë, por që do të reshtoj në fushën e lojës një skuadër sulmuese dhe që besoj shumë që lojtarët do të dalin në lojën e tyre.

-Udhëtim i gjatë nga Shqipëria në Andorë. I lodhshëm për Skënderbeun dhe sa do të ndikojë?

-Realisht ka qenë një udhëtim i lodhshëm, por që kur luan në transfertë duhet t’i marësh parasysh të gjitha. Kemi udhëtuar gjatë gjithë ditës dhe prandaj jemi një ditë para në Andorë, në mënyrë që të enjte në mbrëmje të jemi 100% gati dhe të ç’lodhur në mënyrë që ta përballojmë në mënyrën më të mirë këtë ndeshje kthimi.

-Nga ana tjetër edhe Sant Julia është shprehur se do të kërrkojë të bëjë ëndrrën realitet. I trembeni kundërshtarit?

-Skuadër vendase ashtu i takon të flasë, pasi vërtet ata nuk kanë se ç’farë të humbasin dhe do të kërrkojnë më të mirën, por ne jemi të përgatitur dhe nuk mendoj aspak që mund të kenë më shumë forca se aq sa shfaqën në stadiumin “Skënderbeu” një javë më parë. Gjithsesi ne e kemi studiuar tashmë dhe e njohim Sant Julia, ndryshe nga ndeshja e parë dhe do të bëjmë ç’është e mundur që ta mbyllim sa më parë kualifkimin. Me këtë dua të them se do të kërrkojmë të shënojmë sa më shpejt ndryshe nga ndeshja e parë që vuajtëm shumë në mënyrë që t’i mbyllim llogaritë.

-Mund të na thoni përsa i përket formacionit cili do të jetë në fushën e lojës, i njëjti me një javë më parë?

-Mund të them vetëm kaq përsa i përket formacionit, teksa në fushë nga fillimi do të jenë ata lojtarë që kanë formën e tyre optimale dhe që i janë përgjigjur kërkesa të mia gjatë gjithë javës. Cili do të jetë në fushë, këtë do ta mësoni në fushën e lojës, ndërkohë ata lojtarë që do të jenë e dinë se cilët janë.

-Daja nga njëra anë do të luani ndaj Sant Julia dhe kualifikimi është thuajse realitet. Po mendoni për Kairati-in?

-Këtë pyetje ma keni bërë edhe përpara një javë dhe unë ju kam dhënë përgjigjen që do të mendojmë për Kairat vetëm kur të kualifikohemi. Me këtë dua të them se nga sot në mbrëmje kur të kemi siguruar kalimin në raundin tjetër do të fillojmë të mendojmë vetëm për kundërshtarin.

-Me pak fjalë Skënderbeu do të jetë në raundin e dytë pas ndeshjes së mbrëmjes së sotme?

-Unë mendoj që po dhe këtë mendim kanë edhe lojtarët, por gjithçka mund të ndodhë pasi futbolli i tillë është. Gjithsesi ne nuk duhet t’i lemë asnjë mundësi kundërshtarit nga minuta e parë deri te e fundit dhe të mbyllim sa më shpejt kualifikimin.

-Së fundi cila do të jetë porosia e fundit e juaja dhe futbollistët?

-Porositë nuk i jap ditën e ndeshjen, pasi i kam dhënë qysh më parë. Ata e dinë detyrën e tyre dhe pres më të mirën nga ky 90 minutësh, në mënyrë që të jemi gati më pas për ndeshjen e radhës dhe të tregojmë se këtë verë shkojmë larg.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU