SHPËRNDAJE

Vetëm 1 ditë pas miqësores ndaj Bursasporit që përfundoi në barazim pa gola, Skënderbu iu rikthye stërvitjes duke zhvilluar seancën e rradhës në Antalya të Turqisë, vendgrumbullim që është përzgjedhur nga drejtuesit e klubit korcar për të zhvilluar fazën përgatitore të dimrit.

Trajneri Ilir Daja i cili ka vetëm pak ditë që ka marrë drejtimin e kampionëve, është i kënaqur me grupin e futbollistëve që ka në dispozicion por një prononcim ekzkluziv për Supersport nga Antalya, 50-vjecari kryeqytetas nënvizoi se pret dicka edhe nga merkato.

” Jam i kënaqur me përgatitjet duke filluar  nga kushtet që janë optimale, është kompletuar edhe grupi, me ardhjen e Salihit. Bëhet fjalë për një skuadër shumë të mirë që ka fituar 6 tituj kampion rradhazi. Por natyrisht kemi nevojë për përforcime pasi kampionati është i gjatë dhe duke patur parasysh që objektivi ynë është titulli kampion, duhet një grup i kompletuar me 2 alternativa për cdo repart, sepse kampionati ka dhe skualifikime apo dëmtime.

Ndaj Bursasporit, Skënderbeu zhvilloi miqësoren e parë në tokën turke. Një barazim 0-0 ndaj një skuadre shumë të fortë të Superligës turke. Daja ka mbetur i kënaqur nga  paraqitja e skuadrës së tij.

” Në ndeshjen miqësore ndaj Bursasporit e kemi trajtuar në dy plane. Skuadra u paraqit mirë, më pëlqeu paraqitja e lojtarëve në aspketin individual, kjo edhe për faktin se bashkëpunuam mirë si skuadër. Disa lojtarë i njof, pasi i kam stërvitur edhe vetë por i kam patur dhe kundërshtarë, por është tjetër gjë ti stërvitësh vetë”.

Në Antalya kampionët e 6 viteve të fundit, do të zhvillojnë dhe dy takime të tjera miqësore ndaj dy skuadrave azere Sumqaiyt dhe Qarabagut të Ansi Agollit. Në këto dy sfida por edhe në vazhdimësinë e sezonit, objektivi i Dajës është  që skuadra të përmirësohet në sulm.

” Do të mundohem të zhvillojmë një futboll më sulmues, por për ta bërë dicka të tillë ,lojtarët duhet të zbatojnë me përpikmëri detyrat e tyre sulmuese dhe ato mbrojtëse. Shpresojmë që me rifilimin e kampionatit skuadra ta gjejë me më tepër lehtësi golin, po punojmë në këtë aspekt dhe mendoj se do tia arrimë qëllimit.

S'KA KOMENTE