Daja: Jam i kënaqur, prodhuam lojë dhe dominuam

Daja: Jam i kënaqur, prodhuam lojë dhe dominuam

1345
SHPËRNDAJE

Trajneri Ilir Daja është shfaqur mjaft i kënaqur me performancën e lojtarëve ndaj Laçit ndërkohë që në mikrofonim e Supersport pas ndeshjes u shpreh se loja e zhvilluar është garanci për vazhdimësinë.

Fitorja e tretë minimale, por Skënderbeu bindi në lojë…

Ilir Daja: Ndaj të njëjtin mendimin pasi pjesën me të madhe dominuam territorin dhe mbajtjen e topit. Kishim situate para portës. Sot jam I kënaqur sepse nëse do të prodhojmë të njëjtën lojë do të japë garanci edhe për rezultatet e tjera në vazhdim.

Fitore që afron 1 pikë me Kukësin…

Ilir Daja: Unë do të thojë që primare është të bëjmë garën tonë dhe më pas të shohim garën e rivalëve. Na jep qetësi por dueht të ruajmë qetësinë që të vazhdojmë me këtë ritëm.

Përsa i përket Kupës, çfarë komenti keni?

Ilir Daja: Padiskutim që jemi favoritë pasi goli në fushën kundërshtare dhe loja e sotme tregon diçka, por duhet të jemi të kujdesshëm. I kemi të gjitha mundësitë të bëjmë hapin përpara, jo duke folur teorikisht por në fushën e lojës.

Skënderbeu ka vuajtur pak nga ana psikologjikë pasi pas golit u pa një skuadër ndryshe…

Ilir Daja: Natyrshëm që presioni ka qënë evident për vetë faktin që çdo minutë që kalon e rrit presionin. Kemi shënuar minimalisht, por sot ndaj Laçit prodhuam lojë dhe krijuam shumë sitata përpara lojës. Ndoshta ngarkesa psikologjike ndikon në finalizim. Nëse do ishim më të qetë do shënonim dhe golin e sigurisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU