Daja: Jemi këtu për të dhënë më të mirën tonë

Daja: Jemi këtu për të dhënë më të mirën tonë

345
SHPËRNDAJE

Në konferencën për shtyp zhvilluar sot në stadiumin ‘Almaty Ortalyk’ në prag të ndeshjes, Kairat-Skënderbeu, trajneri Ilir Daja është shprehur se ekipi shkon në këtë përballje për të dhënë më të mirën nga vetja dhe sigurisht për të shënuar gol.

“Vijmë në Kazakistan për të dhënë më të mirën tonë. Kemi përballë një kundërshtar i cili ka avantazh të madh faktin që është në aktivitet, por kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi cilësitë tona. Pjesë e grupit të Skënderbeut janë disa futbollistë që kanë ekspriencë në Europa League dhe do ta ndihmojnë skuadrën për të arritur atë ç’ka duhet. Gjithashtu diferenca e madhe kohore mes Shqipërisë dhe Kazakistanit ndikon në përshtatjen tonë, por te tilla janë kushtet. Për fat të mirë ekipi është i plotë dhe ka besim për tu përballur ndaj Kairatit. Kundërshtari ka lojtarë kualitativ, patjetër që e kemi studiuar mirë atë, por në Almaty do mbrohemi mirë dhe do shikojmë përpara për të shënuar gol”, u shpreh trajneri bardhekuq për mediat e pranishme në konferencë për shtyp.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU