SHPËRNDAJE

Vetëm pak javë në krye të stolit të Skënderbeut, Ilir Daja po vijon punën intensivisht për të rregulluar mekanizmat e skuadrës kampione.

Trajneri kryeqytetas analizon humbjen në miqësoren e dytë ndaj Qarabag dhe shprehet i kënaqur që skuadra nuk reflekton probleme fizike dhe shton se ekipi do të shfaqet më efikas në fazën sulmuese pas rikthmimit të Salihit 100 % në formë.

Në vijim ai bën një koment edhe për situatën e nigerianit James që vazhdon të qëndrojë me valixhe në dorë por edhe për emrin më të ri të organikës, iranianin Reza Karimi.

Gjatë qëndrimit në Antalya, Skënderbeu ka zhvilluar tre ndeshje miqësore. Fillimisht kampionët barazuan me Bursaspor, triumfuan 3-1 ndaj Sumqayit dhe u mundën në ndeshjen e fundit ndaj Qarabag 1-0.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU