Daja: Jemi të qetë, skuadra po funksionon

Daja: Jemi të qetë, skuadra po funksionon

562
SHPËRNDAJE

Pas fitores spektakolare të arritur ndaj Laçit, Ilir Daja për emisionin “Gol pas Goli” në SuperSport u shpreh i kenaqur me kete fitore ndersa theksoi se nuk e priste kaq te lehte:

“E dinim që nuk ishte një ndeshje e lehtë, laçi luan për mbijetesë dhe kërkonte me çdo kusht pikë. Kemi bërë gjithçka mirë, kemi luajtur futboll dhe kemi shfrytëzuar mirë rastet, duke marrë 3 pikë të çmuara. Nuk ka mbaruar asgjë, kjo ishte një pengesë shumë e rëndësishme, por kemi edhe ndeshje të tjera shumë të vështira. Tani duhet të bëjmë punën tonë dhe në fund të shohim.”

SULMI – “Skuadra po funksionon, Salihi e Xhejms po kuptohen mjaft mirë, Latifi është në formë të shkëlqyer dhe ardhja e Gavazajt në formë të mirë fizike na ka ndihmuar shumë.”

MBROJTJA – “Skuadra kërkon të përmirësohet në këtë drejtim, por është e qartë që pas rezultatit 4-0 bie pak përqendrimi dhe u krijuan natyrshëm disa situata të vështira në zonën tonë.”

TAKIMI – “Kur shënon 5 gola duket sikur ke bërë namin, por unë e cilësoj si respekt, sepse kur shënon kaq shumë tregon vlerësimin maksimal që i kishim bërë Laçit, duke mos toleruar në asnjë moment, përveç disa momenteve të caktuara kur përqendrimi u ul. Realizimi i golave të jep qetësinë e duhur, por e prisnim shumë të vështirë ndeshjen në Laç.”

RIVALET – “Kot që t’i shohim, nëse nuk bëjmë punën tonë. Të fitojmë ndeshjet tona, pastaj të shohim.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU