Daja: Ky qytet meriton ta mbyllim me sezonin me sukses

Daja: Ky qytet meriton ta mbyllim me sezonin me sukses

174
SHPËRNDAJE

Në konferencën e fundit për shtyp përpara ndeshjes ndaj Tiranës për finalen e kupës, trajneri Daja është shprehur se ekipi është maksimalisht i karikuar për këtë takim por mbi të gjitha qyteti i Korçës meriton që ky sezon të mbyllet me sukses.

Daja, finalja e Kupës afroi. Si vjen Skënderbeu në këtë takim?

Besoj se jemi të karikuar, dhe në një gjendje të mirë do të thoja unë. Përveç mungesave që tashmë dihen, me dënimin që Disiplina i bëri Salihit dhe Osmanit, por edhe me të dëtuarit si Sabjen Lilaj dhe Argjend Malaj por edhe Fukui që prej disa kohësh nuk është më pjesë e grupit si pasojë e problemeve fizike, mund të them që pjesa tjetër e ekipit ka zhvilluar plotësisht seancat stërvitore dhe është gati për këtë takim. Fakt është që latifi dhe Mici janë rikthyer tashmë dhe janë gati për takimin e sotëm.

Po në aspektin psikologjik si e keni parë grupin pas humbjes së fronit?

Gjatë këtyre ditëve që kam folur me tai kam parë të përqëndruar dhe të qetë. Janë të qetë pasi kanë bërë një kampionat mjaft të mirë që në kohën kur unë kam qënë pjesë e Skënderbeut. Por edhe nga mënyra sesi ky titull nuk u arrit të fitohej ata janë akoma edhe më të qetë pasi në vetvete ndjehen plotësisht një grup fitues.

Çfarë takimi prisni tashmë kundër Tiranës që zyrtarisht është në kategorinë e parë?

Natyrisht që bardheblutë janë në një formë jo të mirë psikologjike pas shokut të kaluar si pasojë e zbritjes në një kategori më poshtë, por unë personalisht dua të them se specifika e Kupës është ndryshe dhe ccdo ekip e gjen motivimin për të zhvilluar një 90 minutësh të mirë. Për më tepër Tirana që kundër të mëdhave ka hapur gjithmonë probleme.

Kupa mbetet një objektiv i rëndësishëm për ju?

Ka qënë një objektiv i klubit që në kohën kur unë erdha këtu dhe pavarëissht se ishte një objektiv dytësor unë mund të them se me ikjen e titullit ka kaluar në plan të parë. Duhet të bëjmë një takim të mirë dhe të sjellim kupën në Korçë pasi ai publik ai qytet e meriton. Duhet t’i bëjmë mbylljen e duhur sezonit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU