Daja-Latifi: Kemi ardhur për fitore

Daja-Latifi: Kemi ardhur për fitore

514
SHPËRNDAJE

Tajneri Ilir Daja dhe mesfushori i talentuar Liridon Latifi kanë qënë protagonistët bardhekuq në konferencën për shtyp zhvilluar sot pasdite në stadiumin ‘Mestsky’ të Mlada Boleslav.

Si tekniku bardhekuq, ashtu edhe Latifi janë shprehur se e kanë studjuar mjaftueshëm kundërshtarin dhe e respektojnë por në Çeki, Ujqërit do kërkojnë një rezultat pozitiv.

Ilir Daja: “Është një ndeshje e vështirë. Mlada ka shumë kualitet dhe luajnë shumë mirë në grup, por edhe ne kemi kualitetet tona. Pjesë e Skënderbeut janë lojtarë shumë të mirë. E kemi studiuar mirë kundërshtarin dhe e dimë mirë ku janë pikat e dobëta. Nuk duhet të harrojmë asnjë moment rritjen e futbollit Shqiptar dhe arritjet tona. Ne kemi marrë infot e duhura për Mladën dhe futemi ne fushën e lojës të qetë dhe me besim që do arrijmë suksesin që duam”.

Liridon Latifi: “Vijmë në Çeki me besim të plotë. Synojmë kualifikimin dhe ndaj Mladas do mundohemi të marrim minimumi një barazim. Na vjen keq që në Shqipëri nuk luajmë në fushën tonë, por nuk kemi aspak frikë ndaj kundërshtarit. Respekt, por aspak frikë”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU