Daja & Lilaj: Luajmë vetëm për fitore

Daja & Lilaj: Luajmë vetëm për fitore

433
SHPËRNDAJE

Ilir Daja është optimist dhe beson verbërisht te kualifikimi i Skënderbeut në play-offin e Europa League. Pavarsisht humbjes 2-1 në ndeshjen e parë në transfertë ndaj cekëve të Mlada Boleslav, trajneri i korcarëve është i sigurtë se në Elbasan Arena skuadra që ai drejton do të bëjë një figurë shumë herë më të mirë këtë të Enjte për të tentuar kualifikimin.

”Nuk ka shumë rëndësi sesi vendosen lojtarët në fushën e lojës, ne në ndeshjen e parë nuk jemi vendosur shumë mirë në fushë. Por kemi marrë masat, për sfidën e kthimit e kemi përgatitur më mirë këtë ndeshje dhe do të bëjmë gjithcka për të arritur kualifikimin. Rikthimet e Lilajt dhe Xhejms janë një bonus për ekipin edhe për faktin se do të kemi më shumë alternativa dhe skuadra do të jetë më e plotë, pasi edhe stoli i rezervave do të jetë më i kompletuar. Nuk mund ti them pikat e dobta të kundërshtarin, do ti shohim gjatë ndeshjes”.

Sabien Lilaj është i rikthyeri i madh i Skënderbeut në sfidën e kthimit ndaj Mladës pasi ka shlyer pezullimin për kartonin e kuq që mori në sfidën ndaj Kairat-it. Edhe mesfushori beson te kualifikimi ndërkohë që kërkon të shënojë një tjetër gol në Europë me korcarët pasi atij ndaj Kairat Almaty-it.

”E kemi studiuar kundërshtarin, është një ekip që ka grupin shumë të fortë do të vlerësoja numrin 8 të tyre por duke e parë ndeshjen nga jashtë nuk mund të flas me shumë siguri. Kur shënon është gjithmonë një emocion i vecantë dhe unë kam gjithmonë dëshirë të shënoj dhe të ndihmoj ekipin. Shanset janë të barabarta për të kaluar ruandin dhe të dyja ekipet i kanë mundësitë për të avancuar më tej. Gjatë këtyre ditëve jemi stërvitur fort dhe kemi marrë mbështetjen e tifozëve që stadiumi do të jetë plotë. Fakti që kemi shënuar në fushë kundërshtare është pozitiv për ne por duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU