Daja: Morëm 3 pikë të rëndësishme

Daja: Morëm 3 pikë të rëndësishme

235
SHPËRNDAJE

Trajneri Ilir Daja ka folur pas fitores kundër Luftëtarit. Trajneri i Skënderbeut deklaroi për mikrofonin e Supersport:

“E kishim llogaritur që do të ishte një transfertë mjaft e vështirë, kjo pasi e dimë që Gjirokastra është një skuadër mjaft e fortë brenda, por edhe jashtë. Kemi kontrolluar gjithçka mirë në pjesën e parë, por nuk kemi qenë agresivë para portës së kundërshtarit. Goli i Xhejms na dha qetësi , ndërsa në fundin e ndeshjes patëm pak vështirësi. Megjithatë 3 pikë në këtë fushë të vështirë janë të rëndësishme dhe më kënaqin”.

LOJA – Duhet të ishim më agresivë në 2/3-tën e sulmeve. Ekipi ka ditur të tregohej agresiv. Dalja e Osmanit që në fillim të lojës na humbi pak balancat, pasi ai është mesfushori që bën lidhjen e mesfushës me mbrojtjen. Megjithatë jam shumë i kënaqur me atë që skuadra tregoi në fushë pasi edhe kundërshtari pak herë na ka ngacmuar. Në fitoren e parë 3-0 kundër Luftëtarit, Muzaka ka qenë pjesë e formacionit. Ai e dinte shumë mirë sot detyrën që do të bënte, prandaj e vendosa që të fusja në lojë atë.

OBJEKTIVI – Natyrshëm kur kam marrë drejtimin e Skënderbeut, kam thënë që çdo trajner që vjen te Skënderbeu dëshiron titullin kampion. Vendi i dytë është dështim. Do të na vinte keq mos të merrnim titullin. Nuk kemi aleatë si ekipet e tjera. Po luftojmë fort që t’ia kalojmë presionin rivalëve tonë. Nëse nuk bëjmë punën tonë, nuk kemi ç’të presim te kundërshtarët.

RIVALËT – Për sfidën Partizani – Kukësi do të preferoja të dilte barazim, gjithsesi ne do e presim të qetë sido të përfundojë”, ka përfunduar ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU