Daja: Mos paragjykoni, ekipi im kalon në gjysëmfinale

Daja: Mos paragjykoni, ekipi im kalon në gjysëmfinale

1161
SHPËRNDAJE

Në konferencën e sotme për shtyp, trajneri Ilir Daja ka qënë i qartë para gazetarëve teksa ka deklaruar se do luajë në kupë me formacionin e tij më të mirë.

“Jemi munduar që me programin e seancave stërvitore të ruajmë formen fizike të lojtarëve në të dy kompeticionet. Ndaj Laçit do të luajmë me formacionin më të mirë, prandaj kalimi në gjysëmfinale është e vetmja alternativë dhe objektiv për ne. Mos na paragjykoni, ekipi im do kalojë në gjysëmfinale. Nëse do të ishte ndryshe do të shihnit qartazi një rotacion të madh në ekip. Gjë që nuk do të ndodhë. Ne kemi grupin e plotë dhe jemi gati që të përballojmë të dy kompeticionet.” Këto kanë qenë disa nga fjalët e trajnerit, Ilir Daja, duke treguar qartë se Ujqërit do të luftojnë vetëm për të kaluar në gjysëmfinalen e Kupës.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU