SHPËRNDAJE

Miqësorja me Bursasporim, që përfundoi në barazim pa gola, i ka dhënë disa informacione shumë të vlefshme trajnerit Ilir Daja, rreth formës së individëve të vecantë. Ne prononcimin e tij pas ndeshjes tekniku 50-vjecar theksoi se Skëndërbeu mbetet pretendent kryesor për titullin kampion.

“Starti im me Skënderbeut do të jetë kur të rinisë kampionati, ndërsa ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Bursaspori mora disa indikacione shumë të vlefshme për cdo lojtar. Ky ishte elementi më i rëndësishëm i kësaj ndeshjeje për mua. Mund t’ju them se ekipi që unë drejtoj mbetetet pretendent për titulllin kampion.”

Ne lidhje me merkaton dhe lojtaret qe i nevojiten, trajneri Ilir Daja u shpreh: “Në repartin e sulmit na duhet një qendër, por do të ishte mirë të merrnim edhe një sulmues të djathtë, sepse kemi nevojë t’i dublojmë të gjitha rolet. Në këtë miqësore bëri një paraqitje të mirë edhe 18-vjecari Karimi. Do t’i kërkoj presidentit që Fukui të jetë pjesë e Skënderbeut. Besoj se Takaj do ta pranojë propozimin tim.” 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU