Daja: Nesër për të siguruar kalimin në finale

Daja: Nesër për të siguruar kalimin në finale

577
SHPËRNDAJE

Humbja me Partizanin është ajo që djeg më shumë në kampin bardhekuq për vetë faktin se loja nuk e justifikonte rezultatin e këtij takimi.

Pikërisht për këtë arsye trajeri i skënderbeut, në konferencën për shtyp para ndeshjes ka riktheksuar se bardhekuqtë duhet të bëjnë kthesën e rezultateve duke filluar që nga Kupa kundër Teutës dhe më pas ta përcjellin këtë edhe në kampionat.

Sipas Dajës, Skënderbeu ka si objektiv primar kampionain dhe shpresat janë ende të mëdha për të mbrojtur titullin , ndërsa kupën nuk e sheh si një ngushëllim por si një objektiv të dytë sezonal që është i rëndësishëm për klubin për më tepër kur ekipi ka arritur deri në këtë pikë.

“Sigurisht që ne do të përqëndrohemi tek ndeshja e nesërme e kupës për vetë faktin se kur ke arritur në gjysëmfinale të këtij kompeticioni duhet ta respektosh për vetë rrugëtimin që ka bërë ekipi në këtë moment. Por duke mos e shkëputur vëmendjen nga kupa, dhe duke u përqëndruar tek ajo paraqitje që bëmë në kampionat pavarësisht rezultatit jam i mendimit që nëse ruajmë atë paraqitje të bërë me atë llojë dëshirë jemi sërish në lojë edhe në kampionat. Pavarësisht se për t’u treguar i sinqertë është vështirësuar goxha. Por përderisa janë edhe 27 pikë në lojë dhe ekipi im nuk është vënë në vështirësi nga asnjë ekip tjetër gjatë kësaj faze, pse të mos besojmë deri në fund tek titulli. Gjithësesi ne duhet të përqëndrohemi tek takimi i kupës, që zgjidhet pas 180 minutash por nesër duhet të bëjmë një hap të sigurt në mënyrë që të mos komplikojmë gjërat në ndehsjen e kthimit”, U shpreh trajneri Daja për mediat e pranishme në konferencë për shtyp.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU