Daja: Nxituam, nuk ishim altruistë

Daja: Nxituam, nuk ishim altruistë

201
SHPËRNDAJE

Skënderbeu fitoi minimalisht ndaj Sant Juliá, ndërkohë pas ndeshjes trajneri Ilir Daja ka analizuat ndeshjen duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve.

“U udhëhoqëm nga doza emocionale. Kur shikon kaq shumë raste të humbura, qoftë para portës por edhe në rastin e penalltisë, me një ekip nën nivelin tonë, ndihem i befasuar. Lojtarët nuk ishin altruistë, duhet ti shërbenin më shumë njeri-tjetrit. Në situatat që krijohen duhet të mendojnë fillimisht për Skënderbeun dhe më pas për zgjidhjet individuale. Gjithsesi rezultati jep siguri nisur nga kundërshtari”, U shpreh trajneri Ilir Daja në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU