Daja: Pa presion, shkojmë për fitore

Daja: Pa presion, shkojmë për fitore

552
SHPËRNDAJE

Skënderbeu ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen ndaj Luftëtarit, një takim të rëndësishëm për garën drejt titullit kampion sidomos pas fitores së rivalëve të Kukësit dhe Partizanit.

Për trajnerin e Skënderbeut Ilir Daja bëhet fjalë për një ndeshje të vështirë përballë një ekipi që di të luajë futboll por që duhet fituar për të qënë në garë të plotë deri në fund. Të gjitha këto Daja i ka bërë me dije në një prononcim të dhënë për mediat në prag të sfidës së sotme.

– Daja, ndaj Luftëtarit sërish në transfertë. Sa të vështirë e shikoni këtë takim?

Është një ndeshje radhe, një tjetër finale drejt fundit të këtij kampionati dhe natyrisht që në këtë moment nuk ka më ndeshje të lehta por të gjitha janë impenjative dhe të rëndësishme. E them këtë pasi përvec Korabit të gjitha ekipet e tjera kanë nevojë për pikë pasi që të gjitha janë brenda objektivave sezonalë qoftë për mbijetesë, për Europë apo për titullin kampion. Kjo e bën kampionatin edhe më të fortë dhe më të bukur.

– Skënderbeu për cfarë rezultati shkon në Gjirokastër?

Ne jemi të dënuar të fitojmë të gjitha takimet, nga tani e deri në fund për vetë faktin se kemi objektiv primar titullin kampion. Do të shkojmë atje për të bërë lojën tonë dhe të kërkojmë tri pikët në këtë takim duke vazhduar serinë pozitive të rezultateve.

– Fakti që kundërshtarët për titull fituan do të thotë që shtohet presioni ndaj jush?

Unë personalisht nuk e mendoj kështu. Jam i mendimit se ne duhet të shohim fillimisht takimin tonë dhe më pas të mendojmë për ndeshjen e rivalëve. Kemi një ekip të shëndoshë psikologjik dhe natyrisht që dimë sesi të menaxhojmë presionin. Jam i mendimit se ekipet që janë sipër nesh kanë më shumë presion.

– Të flasim hapur, kundërshtarët e titullit nuk po ndalen, ndërsa ju duhet të rikuperoni 4 pikë. Besoni tek titulli?

Sigurisht që besojmë dhe është detyra jonë të besojmë deri në fund. Pikësëpari kemi edhe pesë javë në dispozicion me 18 apo 15 pikë për disa ekipe ende në lojë. Ne do të shphim kampionatin tonë dhe t’i fitojmë të gjitha ndeshjet nëse e bëjmë kështu atëhere nuk ka diskutim që meritojmë respekt të madh edhe nëse nuk arrimë të fitojmë titullin.

– Si shkon Skënderbeu në Gjirokastër?

Jemi në një formë të mirë dhe me rezultate të mira në ekip që vijojmë të marrim fitore pas fitoreje. Mund të konfirmoj dy mungesa, fillimisht Lilajn dhe Ogunjimin që ka punuar vecmas këto ditë për shkak të një dëmtimi. Më pas të gjithë janë në dispozicion për këtë takim.

– Duke parë që ekipi ka krijuar fizionomi në lojë, priten ndryshime në këtë takim?

Jo, jemi duke vepruar mirë dhe kemi arritur të sigurojë një qëndrueshmëri dhe balancë të mirë në lojë. Për këtë nuk mendoj se do të bëjmë ndryshime të paktën në 11-shen bazë që do të hedhim në fushë. mund të ndryshojmë dicka në varësi të lojës me lëvizjet që kemi në dispozicion për të bërë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU