Daja: Penalltia ishte, Predescu dhe Salihi do ti japin frymëmarrje lojës sulmuese

Daja: Penalltia ishte, Predescu dhe Salihi do ti japin frymëmarrje lojës sulmuese

1193
SHPËRNDAJE

Pas përfundimit të sfidës mes Korabit dhe Skënderbeut, për mikrofonin e Supersport, trajneri Ilir Daja do të shprehej:

“Pavarësisht presionit që ka Korabi në klasifikim, në përbërjen e tij ka lojtarë të mirë. E dinim që do ta kishim të vështirë. Fitorja është e rëndësishme dhe natyrshëm kjo është java e dytë që drejtoj Skënderbeun, ndaj nuk është e lehtë.

PREDESCU & SALIHI – Problemi i daljes në sulm nuk vjen si pasojë e formacionit por mund të them që rikthimi i Predeskut dhe Salihit do t’i japë frymëmarrje lojës sulmuese të ekipit. Pas fazës përgatitore ndoshta ekipet nuk kanë forcën e duhur, ndoshta dhe merkatoja e janarit ka bërë që diferenca mos ndihet shumë.

PENALLTIA – Kundërshtari s’na rrezikoi në asnjë moment. Penalltia ishte! Ka kontakt në zonë dhe në dinamikën e aksionit ka një zgjatje këmbe. Për mua është penallti.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU