Daja & Shehi: Shkojmë larg ne Europë

Daja & Shehi: Shkojmë larg ne Europë

855
SHPËRNDAJE

Në prag të ndeshjes së parë të Europa League ndaj Sant Julia, trajneri Daja dhe kapiteni Orges Shehi janë shprehur të sigurt se ky ekip do të shkojë larg në europë.

Daja a është gati pas kësaj faze përgatitore?

-Sigurisht që jemi gati për vetë faktin se edhe nesër do të startojmë me një pjesë të mirë të futbollistëve që përfunduar kampionatin e vjetshëm, ndeshjen e turit të parë të Europa League. Kemi marrë ritmin e duhur në këtë fazë përgatitore dhe mendoj që në këtë ndeshje të parë grupi është në gjendje për të startuar pozitivisht turin e parë të eleminatoreve të Europa League.

-Sa informacione keni për kundërshtarin Sant Julia?

-Kjo është një tjetër vështirësi për ne, pasi nuk kemi informacione për ekipin kundërshtar. Informacionin do të mundohemi ta marrim nëpërmjet lojës, pra përvecc që do të kërrkojmë t’i imponojmë lojën tonë kundërshtarit, në të njëjtën kohë do të mundohemi të studiojmë edhe lojën e kundërshtarit, pasi ai informacion që kemi është shumë i limituar. Me këtë dua të them se do të studiojmë dinamikën e lojëssë Sant Julia gjatë ndeshjes.

-Me kaq informacion sa keni ju, e kalon Skënderbeu Sant Julia?

-Nëse ne do ta respektojmë kundërshtarin maksimalisht, nëse do të tregojmë në fushë atë që kemi treguar në fazën e katërt, besoj që kualifikimi do të jeni i joni. Por në futboll gjithmonë më e rëndësishme është ajo që ekipi prodhon në fushën e lojës. I kemi kualitetet i kemi mundësitë, e kemi eskperiencën. Pothuajse kemi edhe grupin e plotë dhe këto na bëjnë që të jemi të favorizuar, por duhet të jemi të përqëndruar maksimalisht.

-Pavarësisht fazës përgatitore dhe merkatos Skënderbeu është thuajse i njëjtë me atë të sezonit të kaluar, me përjashtim të 1-2 lojtarëve në fushë…

-Unë do të thoja që pjesa më e madhe do të jetë formacioni që ka mbyllur kampionatin, pasi lojtarët e afruar nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për të’u përshtatur me ekipin. Sigurisht që kualitetet e tyre janë të padiskutueshëm. Kështu që përqëndidnja më e madhe e formacionit pa përmendur emra të veccantë do të përbëhen nga lojtarë që kanë qenë pjesë e Skënderbeut edhe sezonin e kaluar.

-Që nga presidenti Ardjan Takaj dhe deri te tifozët kërrkojnë që ky Skënderbe të shkojë larg. Po sipas jush, sa larg shkon Skënderbeu i kësaj vere?

-Natyrshëm ky ekip ka eksperiencën e vet, ka një rrugëtim të mirë në kompeticionet e Europës. Ne duhet t’i shikojmë gjërat hap pas hapi në mënyrë që të ecim sa më larg të jetë e mundur.

-Sa prej lojtarëve të rinj në këtë merkato do të shikojmë nesër në fushën e lojës?

-Unë do të thoja që c’do trajner ka filozofinë e vet përsa i përket mënyrës se si e reshton ekipin në fushë. C’do lojtar më pas ka kohën e vet të ambjentimit të ekipit dhe të bërit pjesë e instrumentave funksionale të skuadrës. Nuk mund të them që këta lojtarë nuk më bindin, sepse në merkato kam dhënë edhe unë mendimin për lojtarët e afruar, por do të duhet koha e nevojshme që këta lojtarë të jenë pjesë e unifikuar e ekipit. Për më tepër që ky system eleminimi i Europa League, nuk lejon që të bësh gabime, sepse e gjen veten menjëherë jashtë, prandaj zgjedhjet për formacionin duhet të jenë të kujdesshme derisa të gjithë lojtarët të hyjnë në ekulibrat e duhura të ekipit.

-Me kohën e duhur, doni të thoni që këta futbollistë do të jenë gati për kampionat dhe jo për Europa League?

-Unë nuk thashë që nuk do të jenë pjesë e europës. Kampionati fillon më vonë dhe do të ketë një kohë të dytë për të menduar. Të gjithë lojtarët do të jenë nesër pjesë e ekipit, sepse një ekip nuk është vetëm formacioni bazë. Për këtë arsye më të favorizuar janë lojtarët që kanë qenë pjesë e ekipit. Gjatë kampionatit të kaluar, pasi mund të shprehen më mirë në raport me grupin. Kurse lojtarët e afruar që janë një pjesë tjetër e rëndësishme e ekipit do të vihen në dispozicion sapo të kemi nevojë. Ndoshta disa prej lojtarët e afruar mund të hyjnë edhe nga minuta e parë.

-Ky grup lojtarësh do të jetë edhe në kampionat, apo do të ketë ndryshime?

-Politika e klubit është ndërtuar në dy drejtime Europë dhe kampionat. Tani starton europan dhe koha në dispozicion nga mbarimi i kampionatit ishte shumë e shkurtër dhe kemi menduar që merkaton ta ndërtojmë në dy drejtime, fillimisht të plotësojmë nevojat emergjente, mangësitë që patëm nga kampionati i vjetshëm dhe të mbushim largimet dhe më pas duke qenë se koha do të jetë më e madhe në dispozicion, mund të mendojmë edhe për kampionatin. Padyshim që baza e ekipit do të jetë kontigjenti që kemi tani. Kjo për vetë faktin se duke qenë se kampionati është i gjatë, do edhe kontigjent më të fortë.

ORGES SHEHI – KONFERENCA

-Shehi, pas vendimit të Etikës, a është i qetë ekipi?

-Unë mendoj që ai vendim nuk ka lënë gjurmë, pavarësisht se nuk na vjen mirë kur na hiqen tituj që ne i kemi fituar në fushën e lojës. Ne jemi kampion prej gjashtë vitesh dhe kjo është e rëndësishme. Tani duhet të fokusohemi te e ardhmja dhe këtë do ta bëjmë duke qenë të përqëndruar në cc’do ndeshje.

-Jeni shprehur më herët se mund të lini futbollin e luajtur. I qëndroni këtij mendimi edhe në këtë moment?

-Vazhdoj t’i qëndroj këtij mendimi dhe ata njerëz që më qëndrojnë pranë, besoj se e dinë vendimin tim. Por kjo nuk është e rëndësishme në këtë moment. Ajo që është e rëndësishme është fakti që Skënderbeu duhet të vazhdojë rrugën e nisur.

-Ky është viti juaj i gjashtë me Skënderbeun në Europë. A e keni përvojën për të kaluar këto ekipe të vogla?

-Skuadra ka lojtarët e duhur me bagazh shumë të madh dhe me eksperiencë të madhe në Kupat e Europës. Besoj se kemi grupin e duhur për të kaluar këto ndeshje.

-Sa ka ndryshuar Skënderbeu me këta futbollistë që janë afruar në ekip?

-C’do ekipi i bëjnë mirë përforcimet. Skuadra është përforcuar atje ku ka pasur nevojë dhe mendoj që lojtarët kanë potencialin e duhur dhe do ta ndihmojnë shumë skuadrën.

-Nesër ndaj Sant Julia dhe turin tjetër me Kairat apo Atlantas. I shihni të kalueshëm këto dy ture?

-Në futboll është shumë e rëndësishme e tashmja dhe tani duhet të prqëndrohemi vetëm te Sant Julia, pa menduar për takimet e tjera.

-I trembeni Sant Julia?

-Në futboll cc’do kundërshtari që ke përballë sado i vogël që të jetë gjithmonë kërrkoj përqëndrim. Në Europë përballje të tilla për të kalur një tur duhet të japësh maksimumin dhe të kesh vlerësim maksimal për kundershtarin.

-Së fundi cili është apeli juaj ndaj futbollistëve pasi jeni kapiteni i skuadrës?

-Nuk mendoj që kapiteni i ekipit duhet t’u bëjë apel futbollistëve në media. Jam i sigurtë që ekipi e ka vlerësuar kundërshtarin. Unë e di që ne kemi një skuadër me lojtarë me eksperiencë dhe nuk ka nevojë për apel.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU