Daja: Skuadra funksionoi si duhet

Daja: Skuadra funksionoi si duhet

107
SHPËRNDAJE

Fitorja ndaj Teutës e ka kënaqur pa masë trajnerin e Skënderbeut, Ilir Daja. Numri një i pankinës korçare pas ndeshjes u shpreh se ekipi bëri mirë në këtë ndeshje, por edhe për përballjen me Tiranën. Ja deklarata e tij:

“Mendoj se e nisëm mirë takimin, duke shkuar edhe te goli, pa nënvlerësuar faktin që Teuta po luante në mënyrë frontale, sepse e nisi me dy sulmues ndeshjen. Goli na dha qetësi, kartoni i kuq për Teutën ishte një plus i madh. Ajo që nuk funksionoi në këtë ndeshje ishin gabimet para porte, sepse një gol i dytë do të na jepte qetësi, ne në stol dhe lojtarëve.”

TIRANA –  “Pavarësisht renditjes së Tiranës, duke u nisur nga fakti që lufton për mbijetesë, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe do të jetë gabim i madh nëse mendojmë për ndeshjen pasardhëse kundër Kukësit.”

SULMI – “Në fakt gjithçka nis nga porta dhe nga katërshja e mbrojtjes. Pastaj është e drejtë, Latifi e Xhejms janë në formë, po bëjnë punë shumë të mirë, ashtu si Salihi, që vërtet nuk shënon rregullisht, por punon shumë dhe krijon hapësira pa fund për shokët e skuadrës.”

RIVALËT – “Krahasimet duket të kota. Skënderbeu i ka të gjitha mundësitë ta fitojë titullin, por në radhë të parë duhet të marrë seriozisht ndeshjen kundër Tiranës, ndërsa më pas do të kemi mundësi të mendojmë për ndeshjet me rivalët tanë.”

TITULLI – “Kampionati është i bukur kur shkon deri në javën e fundit, ndërsa për ne trajnerët është mirë të mbyllet edhe më shpejt. Nëse e fiton në javën e fundit, nuk të vjen keq për gjithë lodhjen, stresin dhe punën e sezonit.”

Elbasani, Dinamo apo Skënderbeu, nga skuadrat fituese që ke drejtuar? – “Të treja kanë qenë shumë të mira. Elbasani kryesoi për 36 javë, Dinamo ka luajtur një finale me 9 lojtarë për 40 minuta kundër Partizanit, ndërsa Skënderbeu është qershia mbi tortë, sepse ka një potencial të jashtëzakonshëm për të fituar e luajtur bukur.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU